LAJMI I FUNDIT:

Maqedonisë i duhen 50 vite për të arritur standardin evropian për jetesë

Maqedonisë i duhen 50 vite për të arritur standardin evropian për jetesë

Maqedonisë i duhen 50 vite për të arritur standardin evropian për jetesë si në Bashkimin Evropian. Sipas Bankës Evropiane për Përparim dhe Zhvillim Maqedonia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë problem të madh me korrupsionin, reformat themelore, jostabilitetin financiar dhe problemet demografike.

Gjithashtu rajoni ballafaqohet me shkallë të ulët të Bruto Prodhimit Vendor në nivel vjetor, ndërsa në disa vende BPV-ja ose ka stagnuar ose është negative, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Një nga problemet kryesore të Maqedonisë është konkurrenca e dobët ekonomike, në krahasim me ekonomitë e vendeve të BE-së. Mungesën e këtillë e ka vërejtur edhe Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Britanik.

“Problemet me të cilat ballafaqohen vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë rrënjë të thella. Rruga për integrime do të jetë e gjatë dhe nuk ka garancë për sukses. Është shumë e rëndësishme që Britania e Madhe dhe partnerët e BE-së dhe NATO-s të vazhdojnë angazhimin për rajonin, por duhet të pranojë edhe rreziqet dhe vështirësitë”, thonë nga Komiteti për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë.

Nga Britania e Madhe thonë se do të vazhdojnë të mbajnë lidhje të afërta me Maqedoninë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor në nivel dypalësh, me qëllim ruajtjen e stabilitetit në Evropë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori