LAJMI I FUNDIT:

Nis sezoni i ri në parkun më atraktiv dhe të vetëm në Kosovë: “Parku i Aventurave” vend i adrenalinës dhe relaksimit (Foto/Video)

Nis sezoni i ri në parkun më atraktiv dhe të vetëm në Kosovë: “Parku i Aventurave” vend i adrenalinës dhe relaksimit (Foto/Video)

Është hapur sezoni i ri i një nga destinacioneve më atraktive dhe të vetme në Kosovë,Parkut të Aventurave – Ranch, në Pejë.

Adrenalina dhe atraksioni që shijohet në hedhësen nga lartësia, ecja nëpër litar, kalërimi, lëshimi me zipline, në oazën më të mirë të lojërave në vend.

Përvojat e veçanta dhe sfida e paharruar nga ky ambient, ka bërë që numri i vizitorëve të jetë i madh, duke përfshirë edhe mysafirët nga Kosova dhe jashtë saj, me theks të veçantë nga shqiptarët nga diaspora.

Përbri parkut, në të njëjtën hapësirë, ndodhet edhe restoranti me një menu të begatë nga kuzhinë vendore dhe ndërkombëtare, me një pamje në pëllëmbë të dorës të qytetit të Pejës.