LAJMI I FUNDIT:

Hahn: Katastrofë të mbeteni pa gjyqtarë kompetentë, shtoni studentët e magjistraturës

Hahn: Katastrofë të mbeteni pa gjyqtarë kompetentë, shtoni studentët e magjistraturës

Komisioneri Johanes Hahn, në takim me anëtarët e kabinetit qeveritar të Shqipërisë foli për rëndësinë e avancimit me reformat e ndërmarra në Shqipëri në kuadër të integrimit evropian.

Hahn tha para ministrave se duhet të punojnë me seriozitet e vrull të madh, për t’i bindur të gjithë mbi përparimin e Shqipërisë.


“Më vjen mirë që jemi në një tavolinë me të gjithë ministrat. Duhet të keni parasysh se kjo është një sipërmarrje, ku Shqipëria dhe Bashkimi Evropian janë partnerë, pasi të dy palët kanë investuar dhe po investojnë për çuar vendin përpara. Deri në vitin e ardhshëm duhet të punohet me një seriozitet të tillë, që të bindet të gjithë skeptikët, në lidhje me përparimin e Shqipërisë”, deklaroi Hahn.

Komisionari evropian foli edhe për një çështje shumë aktuale në Shqipëri, atë të shtimit të studentëve në magjistraturë, ku aktualisht projektligji ka mbetur pezull, pasi kërkon 2-3/at e votave për t’u miratuar.

“Unë sot e mësova se juve edhe për të shtuar studentë në magjistraturë, duhet të vendosni me 2/3-at. Kjo në fakt nuk më duket aspak normale, pasi duhet hapur rruga që të shtohet prokurorët e gjyqtarët që do të përfshihen në sistemin e drejtësisë në vend dhe do të çojnë përpara reformën e nisur tashmë”, tha Hahn./TCh/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori