Andreas Dushi
***
USHTAR’ T’ÇORODITUN (Poezi nga: Ernest Hemingway)
Burrave ua kandte drej’t dekës me shku.
Por ata s’kjenë burra,
Qi kan marrshu,
Me vjet,
Drejt k’saj rruge tuj shku.
Kto ngahne për pak koh’,
Dhe mandej shkun’ne,
Tuj lan mrapa trash’gimin’ e kang’s t’turpshme.
***
Për mua, poezia e mësipërme më duket poezia më therëse e thumbuese e Heminguejt (Ernest Hemingway). Heminguej, i cili njeh mirë realitetin ku jeton di edhe poetikisht ta shfaqë atë.
Në poezinë “Ushtar’ t’çoroditun”, autori na tregon se kush ishin të gatshëm të bëheshin sot martirë apo dëshmorë dhe kush meritonte dhe nevojitej vërtetë që të merrte rrugën për të arrirë në një status të tillë idealisht të lakmueshëm. Në fillim autori na bën të qartë këtë realitet duke thënë “Burrave ua kandte drej’t dekës me shku”. “Burrave” nuk është në kuptimin gjinor, pra një djalë adult, sepse ashtu do të ishte shumë përgjithësues, por është në konceptin që ne në Shqipëri e njohim më së miri, ku termi “burrë” përdoret për të shprehur fortësinë, besimin në një ideal, vendosmërinë, atdhedashurinë e çdo gjë tjetër që një njëri duhet të ketë.
Shumë “studiues” tanët kanë menduar se ky lloj konceptimi për termin “burrë” ekziston vetëm në Shqipëri, por ja që Heminguej me tetë vargje hedh poshtë gjithë studimet e tyre. Tani të gjithë ato të cilët plotësonin këto kushte ishin të gatshëm që të shkonin e të vdisnin, por sigurisht jo pa një ideal. Por si ndodh në të vërtetë? Kush shkon e lufton?
Ishin disa njerëz të cilët ndryshe nga “burrat” nuk kishin bërë një ecje formuese progresive me vite. Ishin disa të cilët nuk e dinin mirë se drejt kujt gjëje po shkonin, por shkonin ashtu duke ndjekur shprehjen tonë popullore “fundi dal’t hajër” (kam dyshim nëse është popullore jona, apo ndonjë tjetër nga mbeturinat e shprehjeve që turku na ka lënë pas). Këto njerëz që ecjen e tyre e bëjnë, por bëjnë një ecje formuese të shkurtër, për pak kohë. Dhe pas kësaj ato nisen të shkojnë drejt rrugës së lavdishme të vdekjes.
Nisen drejt vdekjes duke imagjinuar me vete se kushedi çfarë mirësie po linin nga pas, me besimin se tanimë ato do të hynin në historinë e vendit të tyre. Por gabojnë, sepse ato lënë pas vetëm diçka… një trashëgimi të një kënge të turpshme e cila njëlloj si çdo trashëgimi jeton edhe pas vdekjes së lëshuesit të saj.
Heminguej që në fillim, duke mos dashur të thotë se tanimë ato që shkonin drejt rrugës së vdekjes ishin të tillë thoshte se burrave u pëlqen vdekja, duke na lënë te kuptojmë se këtyre njerëzve që nisen nuk u pëlqen, por nuk na e thotë arsyen se pse e marrin këtë rrugëtim duke na lënë mundësi gjithsecilit që ta mendojë sipas mënyrës së vet, duke e vendosur veten në pozicionin e atyre njerëzve, të cilët me shumë mundësi janë rekrutuar me detyrim nga ndonjë ushtri. /Konica.al/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët