Enkel Demi
Ai (Fadil Hasa) pinte ndonjë gotë raki dhe tymoste duhan që ia kishin zverdhur mustaqet e trasha. Unë i qëndroja përballë, tek qeshja me të madhe me historitë që t’i vinte përpara si shuka për gjel deti. Çdo ditë kishte një gjë të re për të më treguar, por me siguri për atë vetë të vjetër nga motet që patën kaluar. Era e detit na flladiste fytyrat e ngrohura nga rakia, ndërsa ai vijonte të qëllonte ato fjali që sot ia kanë nxjerrë kudo si citate. Ia dilte mbanë që me ato ndodhi të ta mbushte mendjen se ti, dëgjuesi që shkriheshe në gaz, për të ishe më i veçanti. Kjo qe arsyeja përse të gjithë mendonin se e kishin mikun më të ngushtë, ja atje, buzë detit. Kështu ishte me gjithë mend, sepse ai kishte vetëm miq të ngushtë. Shpotiste gjithë botën, vinte në lojë gjithë botën, por nuk fyente asnjë fije bari të kësaj bote, se botën e donte çdo herë që përcillte frymën në mushkri. E vetmja që e tradhtoi.
Ky njeri të merrte për dore të çonte në turnetë e Estradës në katunde, dinte të ta tregonte historinë e dashurisë së jetës, veç duke të mbajtur në humor me rengjet që i punonte së shoqes. E këpuste malli për të, sepse i shkoi shumë shpejt, por nuk qe patetik dhe asnjëherë nuk e lëshoi veten, kurrë nuk u soll si qaraman. Si gjithë komedianët e mëdhenj, gëzonte dhuntinë e tragjizmit magjik.
Tymi i duhanit që i përkëdhelte flokët e hirta nuk e linte të ndalonte, por shenjonte një vijë, e cila të merrte për dore dhe të bëhej udhë e bardhë në Portin e Durrësit, ku punonte dikur, në skenat e amatorëve, te hajgaret e zhurmshme me shokët, tek bijat që i çmonte si margaritarë të rrallë, tek zonja që nuk u lodh kurrë me bëmat e tij, tek shfaqjet, kinemaja. Pastaj ngrinte kupën që i digjte gjoksin e ashpër si të një marinari, të rreshkur nga erërat e detit. Sytë i kuqeshin pak, për një dekikë i njomeshin dhe ja, ku ta lëshonte thagmën e radhës. Ti qeshje me gjithë shpirt, pasi jeta është gënjeshtare dhe mendon se nuk do të ta marrë kurrë. Mund ta takoje pas një ore ose pas një viti, atëherë kur e kuptoje që kishe harruar me qesh.
Ai gjithmonë të mirëpriste, sepse ti ishe i veçantë për të si çdo njeri tjetër që haste në atë rrugëtim komik, ku njerëzit i prisnin udhën, por nuk ia ndërronin dot, pasi ai pati një mision; ai na e tregoi botën duke e qeshur. Kështu e zmadhonte atë, por e zvogëlonte njeriun që nuk e kënaq bota, që e shan botën, që qurravitet për botën.
Tani që shkoi, vajti qetë, se i erdhi Ora, gjë që nuk varej prej tij, kurrën e kurrës se e lodhi bota, por se çdo rrugëtim ka një fund. Ka gjasë të jetë i lumtur, se nuk ka për ta marrë më malli për zonjën e tij, ani se ka lënë trishtim tek margaritarët e tij.
Por, ama një gjë ma la peng tani që vajti; Kë do takoj unë, kur të kem harru’ me qesh?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha e Veli Deva, Enver Hoxhës më 1968: Kujdes me Titon, se po na e vështirësoni punën në Kosovë
PLAK BUDALLA
BIR
Historia e fisit Shala
Përdorimi i fjalëve të huaja dhe disa huazime të sotme në gjuhën shqipe
Beteja e Albulenës: 560 vjet nga fitorja e pazakontë e Skënderbeut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe