LAJMI I FUNDIT:

Dalin detaje, si u ekzekutua ish-efektivi dhe bashkëjetuesja; A ishte i ndjeri i lidhur me një bandë?

Dalin detaje, si u ekzekutua ish-efektivi dhe bashkëjetuesja; A ishte i ndjeri i lidhur me një bandë?

Një pistë e re është ngritur sot nga grupi hetimor lidhur me vrasjen e dyfishtë që tronditi Shkodrën, ku ish-efektivi Boran Bërçana dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci, u ekzekutuan në sy të fëmijës 1 vjeç e gjysmë.

Krimi makabër dyshohet se ka të bëjë me lidhjet që 30-vjeçari ka pasur me një bandë të rrezikshme në Shkodër. Sidoqoftë kjo mbetet vetëm një hipotezë, pasi paralelisht po hetohet edhe mbi të shkuarën e Bërçanës si punonjës policie.


Ndërkohë pas këqyrjes së disa kamerave të sigurisë hetuesit kanë dalë në përfundimin se bëhet fjalë për një ekzekutor të vetëm. Dyshohet se ai fillimisht ka shtënë mbi Boranin dhe mandej mbi bashkëjetuesen.

Mësohet se vrasësi ka zbrazur 23 plumba në drejtim të trupit të Boranit dhe bashkëjetueses së tij. Në momentin e sulmit Borani është kthyer në të djathtë, ndoshta instiktivisht për të mbrojtur të dashurën e tij dhe fëmijën.  Sipas dyshimeve parprake foshnja ndodhej në prehrin e të ndjerës, sidoqoftë ende nuk është një fakt i konfirmuar.

Ekzekutori ka qëlluar nga ana e majtë e makinës, ku ndodhet edhe sedilja e shoferit, ndërkohë që mjeti ishte parkuar pranë pallatit.

Në dëshmitë e dhëna për mediat ish-kolegët dhe fqinjët e konsideronin Bërçanën një njeri të rregullt, korrekt dhe jo problematik. Deri më tani Policia ka arrestuar 30 persona si të dyshuar mbi ngjarjen e rëndë, por gjithsesi hetuesit ndodhen ende larg identifikimit të autorit. /Shekulli/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Hapi i fundit i Kosovës për anëtarësim në KiE, Serwer : Indinjata e Serbisë është e turpshme

Lajme

"Kushtëzimi" i anëtarësimit të Kosovës në KiE, Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët nuk po kërkojnë asgjë çka nuk është dakorduar Kurti në marrëveshjen e Ohrit

Elfije Boletini
“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit

Lajme
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori