LAJMI I FUNDIT:

Sandro ka marrëveshje me PSG-në për kontratë katërvjeçare?

Sandro ka marrëveshje me PSG-në për kontratë katërvjeçare?
Alex Sandro (Foto: Getty Images)

Alex Sandro thuajse do ta dyfishojë rrogën në rast të kalimit te Paris Saint-Germaini, megjithëse akoma ekziston një dallim i madh ndërmjet klubit francez dhe Juventusit për çmimin e lojtarit.

Calciomercato.com citon mediat franceze që thonë se braziliani ka arritur marrëveshje katërvjeçare me PSG dhe do të përfitojë së paku 4.5 milionë euro në sezon (1.7 milion euro më shumë se paga aktuale te Juve), ndërsa duke i përfshirë edhe bonuset, pagesa për të do të jetë shumë më e madhe.


Alex Sandro (Foto: Getty Images)

Nga ana tjetër, Tuttosport bën të ditur se në ditët në vijim, parisienët do të ofrojnë 40 milionë euro për futbollistin anësor.

Lajmet për Alex Sandron
Lexo po ashtu Lajmet për Alex Sandron

Megjithatë, drejtori gjeneral i Bianconerëve, Giuseppe Marotta, nuk e ka në plan ta lëshojë lojtarin për më pak se 50 milionë euro.

Kampioni francez është në kërkim të një mbrojtësi të majtë prej se e shiti Yuri Berchichen.

Alex Sandro mund të largohet nga Juventusi (Foto: Getty Images)

Zonja e Vjetër e bleu Sandron nga Porto në verën e vitit 2015 për 20 milionë euro plus gjashtë milionë të tjera në formë bonusesh.

Në sezonin e kaluar kishte rënë paksa niveli i tij i lojës duke nxitur thashetheme se Juve dëshiron ta shesë 27-vjeçarin.

Juan Bernat, Matteo Darmian dhe Marcelo janë lojtarët që po monitorohen nga Juventusi në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori