LAJMI I FUNDIT:

Në Maqedoni do të zvogëlohet mosha e kufizuar për pensionim te minatorët

Në Maqedoni do të zvogëlohet mosha e kufizuar për pensionim te minatorët

Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, përmes Qeverisë së Maqedonisë do të propozië ndryshime ligjore de plotësime ku do të zvogëlohet mosha e kufizuar për pensionim të minatorëve. Këtë ndryshim, sot në Kamenicën Maqedone, de lajmëroi, Ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Milla Carovska, në takim me minatorët, me menaxhmentin e minierës “CACA”, me një pjesë të Sindikatës dhe ke Kryetaren e Komunës, Sonja Stamenkova.

“Në pajtim me atë që kemi premtuar në programën për punë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale përmes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgatiti zgjidhje ligjore ku minatorët do të munden të shfrytëzojnë të drejtën në pension të moshës dhe më mbarimin e 40 viteve përvojë punë për burrat, respektivisht 35 vite përvojë punë për gratë”, deklaroi Ministrja Carovska pas takimit.

Me propozim ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor do të mundësohet që të siguruarve t’ju zvogëlohet mosha për pensionim proporcionalisht me kohën e kaluar në punë me përvojë punë përfituese. Kjo zgjidhje në moment është vetëm për minatorët, por me këtë krijohet mundësia që e njëjta formulë për zvogëlim proporcional të moshës të ndryshohet për të gjithë vendet e punës që punojnë me përvojë përfituese, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të vazhdojë me aktivitet e premtuara në pjesën e përvojës së përfituar për çka është përgatitur analizë me përkrahjen e Bankës Botërore, dhe do të bëhet revizion të të gjitha vendeve të punës ku përvoja e punës konsiderohet si i zmadhuar./Telegrafi/