LAJMI I FUNDIT:

LSDM: Qytetarët u bashkuan në festën për suksesin historik të Maqedonisë

LSDM: Qytetarët u bashkuan në festën për suksesin historik të Maqedonisë

Reagon Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë duke thënë se në 15 qytete në Maqedoni, me më shumë se 40 yje të muzikore në muzikën e Maqedonisë, qytetarët u bashkuan rreth interesave kombëtare dhe e festuan suksesin e madh, ftesën për hyrje në NATO dhe datë për fillim të bisedimeve për anëtarësim me BE-në.

“OBRM-PDUKM-ja me ditë të tëra organizohej kundër interesave kombëtare dhe strategjike të Maqedonisë, kundër estradës së Maqedonisë, kundër muzikantëve të Maqedonisë. në fund, nuk arritën, festat u mbajtën, muzika gërmonte nëpër gjithë Maqedoninë, qytetarët festuan në mënyrë krenare dhe të dinjitetshme”, reagojnë nga LSDM-ja

Ata thonë se qytetarët pa presione, pa lista dhe pa kanosje festuan nëpër gjithë Maqedoninë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Mijëra qytetarë, pa presione pa lista të shkruara dhe pa kanosje siç ishte në kohën e OBRM-PDUKM-së, në mënyrë të lirë festuan nëpër gjithë Maqedoninë”, thonë nga LSDM-ja duke thënë se qytetarët japin përkrahje të fuqishme për integrimet e Maqedonisë në NATO dhe BE.

Në fund LSDM-ja i falënderon të gjithë qytetarët që ishin pjesë e festave të mbrëmshme dhe shpreh falënderime deri të gjithë palët që i përkrahën festat e mbrëmshme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Pse ndërkombëtarët nuk reaguan pas bllokimit të kufijve nga Serbia, flasin analistët

Lajme
Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur

Prokurorët në orar të punës pinë alkool me të pandehur

Drejtësi
Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit: Je një mjeran politik

Bulliqi i kundërpërgjigjet Hysenit: Je një mjeran politik

Politikë
Sveçla: Serbia në panik, përpjekjet për destabilizim të Kosovës e rajonit po i dështojnë

Sveçla: Serbia në panik, përpjekjet për destabilizim të Kosovës e rajonit po i dështojnë

Siguri
Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Suspendimi i gjyqtarit Agim Kuçi për rastin Sekiraqa, Zogaj kritik ndaj atyre që nxorën detaje nga raporti i panelit hetimor

Drejtësi
Flet mes lotësh 14-vjeçarja që u bë nënë: Më lironi burrin, kush do na ushqejë?!

Flet mes lotësh 14-vjeçarja që u bë nënë: Më lironi burrin, kush do na ushqejë?!

Lajme
Kalo në kategori