Ministri i Infrastrukturës së Kosovës, Pal Lekaj, ka njoftuar se vendi ynë shumë shpejtë do të bëhet me pilotë të aviacionit civil.
Këtë ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Faceook, e ku shkruan se ka nënshkruar një marrëveshje në Doha të Katarit, për Shërbime Ajrore me homologun, Jassim Bin Saif Al-Sulaiti.
“Kjo marrëveshje hap rrugën për fluturimet direkte të Qatar Airëays midis ANP “Adem Jashari” dhe Aeroportit Ndërkombëtar të Dohas. Qatar Airways tash e disa vite është zgjedhur kompania më e mirë në botë. Ministrin Al-Sulaiti, e njoftova për zhvillimet infrastrukturore në rrugë, në transportin ajror, atë hekurudhor si dhe për projektet strategjike në të ardhmen. Nga ministri Al-Sulaiti pranova gatishmërinë e Shtetit të Katarit për përkrahjen e Republikës së Kosovës në këtë drejtim”, ka shkruar Lekaj.
Ai ndër të tjera tha se përkrahje nga shteti i Katarit ka kërkuar edhe për shkollimin e pilotëve nga Kosova dhe stafit tjetër deficitar të aviacionit në Kolegjin Aeronautika të Katarit, i cili ka famë botërore.
“Edhe në ketë drejtim ministri Al-Sulaiti, u zotua që studentët e përzgjedhur nga Kosova për pilotë dhe profesione tjera në fushën e aviacionit do të shkollohen në këtë kolegj, me bursë të plotë nga Shteti i Katarit. Për ketë, së shpejti do të nënshkruhet një marrëveshje veçantë midis dy ministrive. Gjithashtu u dakorduam që menaxhmenti i Qatar Airëays të vijë së shpejti në Prishtinë për të bërë një studim fizibiliteti me qëllim të fillimit të fluturimeve të drejtpërdrejta midis Dohas dhe Prishtinës. Ministrin Al-Sulaiti, e ftova për një vizitë pune, e cila u pranua me kënaqësi që të realizohet së afërmi”, ka njoftuar ministri Lekaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City