Luan Rama
Ishte buzëmbrëmje, 19 dhjetor i vitit 1996. Zbrisja nga Palais de Luxembourg nëpër Rue de Seine. Doja të rishihja veprat e reja në galeritë e shumta të kësaj rruge në atë dite flladi.. Diku, në mes të rrugës, pashë një grup njerëzish, kalimtarë e banorë të asaj lagje duke vështruar nga çatitë e pallatit. Dhe, ashtu kurioz, iu afrova grupit:
– C’është, ç’ka ndodhur ?
– Sapo ka vdekur Mastroiani!
Nuk e kisha ditur se pikërisht atje jetonte prej vitesh aktori i famshëm.
Dhe ashtu me të tjerët, qëndrova me sytë lart duke vështruar ata qirinj të ndezur në dritaret dhe cepat e ballkonit të vogël, si për të kujtuar frymën e fundit të tij. Papritur një makinë ndaloi. Një grua me të zeza dhe me trupin drejt doli dhe iu drejtua portës së shtëpisë.
Ishte Catherine Deneuve, ish-gruaja e tij dhe nëna e vajzës së tyre, Chiara. Ajo hije e zezë dhe e heshtur nga dhimbja shpejt u zhduk pas asaj porte që u mbyll dhe me sytë lart unë vazhdova të vështroj ato dritëza në një qiell plot yje. Kishte vdekur Marcello, aktori fetish i Fellinit dhe Viscontit, aktori i njëqind profileve të ndryshme e tronditëse, ajo galeri filmike e jashtëzakonshme dhe nga më të shquara të kinematografisë evropiane.
Dhe duke vështruar kështu, nuk di pse në atë cohë të zezë të natës që ra, mu kujtua ajo ditë që kaluar një natë në Excelsior të Lidos në Venecie, kur të nesërmen kërkoja vendet e xhirimit të filmit “Vdekje në Venecie” ne muzikën e Mahlerit… Ajo cohë nate më rishfaqi ato qindra portrete të Mastroiannit: Pasqualen apo Marion e “Le Notte bianchi”, personazhin e famshëm në “Otto e mëzo” të Fellinit, rolet e tjera me Bologniniit, Scolan, etj. apo “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur” …
Dritëzat lart vazhdonin të ndriçonin dhe mua më dukej se shpirti i tij jetonte dhe ashtu i lehtësuar vazhdova rrugën që zbriste drejt lumit të Senës…
Aktorët vdesin gjithashtu – mendova – poetët gjithashtu, piktorët dhe muzikantët gjithashtu… Kështu kishin vdekur gjithë gjenitë e artit, të skenës dhe muzikës, të trupit e të shpirtit, gjenitë bashkë me muzat e tyre, e megjithatë ndjeva se dritëzat e tyre na ndiqnin në çdo hap në udhët tona duke na treguar sesa e ngazëlluar është jeta në art dhe sa kuptim i jep vetë jetës.
Mund të vdesësh dhe njëqind herë e përsëri të jetosh. A nuk kishte vdekur kështu njëqind herë dhe Moisiu ynë i madh me Fedjan e tij dhe të Tolstoit në skenë?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e marigonave të Kosovës: Qëndisën flamuj edhe kur ishte e ndaluar
“La Croix” (1930): “Lahuta e Malcis”, poema që rrëfen epopenë shqiptare
Romët
LIQENI
Kruja dhe tradita e punimit të kostumeve popullore
Stili muzikor i qyteteve te Shqiperisë së mesme dhe të Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City