Stoilkovski: Maqedonia i plotësoi kushtet për anëtarësim në NATO në vitin 2008
Naum Stoilkovski nga OBRM PDUKM-ja tha se Zoran Zaevi e gënjen opinionin. Republika e Maqedonisë nuk fitoi asgjë më shumë se atë që e kishte fituar në vitin 2008. Kushtet për anëtarësim në NATO, Republika e Maqedonisë i ka plotësuar në vitin 2008, kur OBRM-PDUKM-ja ishte në qeveri. Për shkak Zaevit, tash kemi një kusht tjetër që nuk është zgjidhja e çështjes së emrit, por dorëheqja nga emri Republika e Maqedonisë dhe fshierja nga historia maqedonase, tradita dhe kultura.
Sipas tij, Zaevi dhe qeveria nuk kanë treguar asnjë sukses në asnjërën çështje që janë koncetruar për një vit e gjysmë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ajo çka Zoran Zaevi duhet të bëj është që të kërkojë falje qytetarëve për shkak se vazhdimisht i gënjente se e anëtarësoi Republikën e Maqedonisë në strukturat euroatlantike me referencën e tanishme. Zaev thoshte se do t’i ngroh zemrat e grekëve dhe do ta anëtarësojë Republikën e Maqedonisë në NATO pa ndryshime kushtetuese. Ajo çka është realitet është se Zaevi jo vetëm që i ngrohi zemrat e grekëve, por ai i pranoi të gjitha kushtet e tyre, dhe nuk arrti të fitojë datë për fillim të bisedimeve me BE-në, as hyrje në NATO. Në fakt, rezultati që erdhi nga NATO-ja është më i keq se ai i para 10 viteve. Përfundimi i 2008 ishte se ftesa për anëtarësim anulohet deri sa Maqedonia do të gjejë zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit. Përfundimi i këtij viti thotë: Atëherë kur, siç vlerësojnë nga NATO-ja, marrëveshja historike për çështjen e emrit do të finalizohet dhe do të zbatohet, NATO do ta ketë mundësinë të ftojë IRJM-në të bëhet anëtare e 30-të e NATO-s”, tha Stoilkovski.
Ai tha se integrimet e Maqedonisë e kanë të njëjtin fat si ekonomia, shëndetësia, arsimi, bujqësia.
“Pjesëtarë kryesorë nga Qeveria thonin “E dimë si”, ne e vërtetojmë se ata nuk dinë asgjë! Integrimet e Maqedonisë e përjetuan fatin e ekonomisë së Maqedonisë, bujqësisë, shëndetësisë, arsimit, kulturës, sigurisë, luftës ndaj korrupsionit, lufta për investime të reja dhe vende të reja të punës. E ardhmja e Maqedonisë me këtë qeveri përjeton vetëm humbje. Për këtë shkak i bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të dielën të na bashkëngjiten në marshin protestues në Kavadarc. Maqedonia do të fitojë”, tha Stoilkovski./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos