LAJMI I FUNDIT:

Chelsea shet Moratan për t’i financuar blerjet e Sarrit

Chelsea shet Moratan për t’i financuar blerjet e Sarrit
Alvaro Morata (Getty Images)

Chelsea mund të shesë spanjollin Alvaro Morata për të financuar blerjet që mund t’i bëjnë për trajnerin e ri, Maurizio Sarri.

Blutë e Londrës janë në një fazë të madhe ndryshimesh, ku në stolin e klubit pritet të emërohet ish-trajneri i Napolit, Sarri.


Me emërimin e Sarrit drejtuesit e Bluve duan të bëjnë ndryshime edhe në skuadër për t’i ofruar në dispozicion italianit, futbollistët që do.

Desailly kritikon ish-klubin e tij, Chelsean: Costa ishte sa Morata e Giroud së bashku
Lexo po ashtu Desailly kritikon ish-klubin e tij, Chelsean: Costa ishte sa Morata e Giroud së bashku

Kështu, sipas mediumit anglez The Mirror, rekordi i klubit për transferime, Morata, i nënshkruar nga Real Madridi verën e kaluar mund të largohet këtë verë.

Morata – Conte (Getty Images)

Kjo pasi sulmuesi spanjoll luftoi për të bërë ndikim dhe në fund përfundoi duke u zhgënjyer me futbollin anglez.

Me shitjen e Moratan drejtuesit e klubit nga Stamford Bridge synojnë të financojnë blerjet e reja verore për trajnerin Sarri.

Juventusi e pagoi Ronaldon me paratë e Chelseat, Higuain dhe Rugani drejt londinezëve për 100 milionë euro?
Lexo po ashtu Juventusi e pagoi Ronaldon me paratë e Chelseat, Higuain dhe Rugani drejt londinezëve për 100 milionë euro?

Chelsea pritet të bëjë lëvizje për mesfushorin e CSKA Moskës, Aleksandr Golovin, dhe 35 milionë funte për mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani.

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain është gjithashtu në radar pas nënshkrimit të tyre me super yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari anësor më tha - 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori