LAJMI I FUNDIT:

Haziri: Qëndrimi i LDK-së ka evoluar, duam zgjedhje para fillimit të bisedimeve (Video)

Haziri: Qëndrimi i LDK-së ka evoluar, duam zgjedhje para fillimit të bisedimeve (Video)

Lutfti Haziri, nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i Gjilanit, ka thënë se qëndrimi i LDK-së ka ndryshuar, dhe kjo parti tash kërkon zgjedhje të reja parlamentare para fillimit të dialogut.

“Kërkesa e LDK-së ka evoluar, duam zgjedhje politike para dialogut. Për kryesinë e LDK-së legjitimiteti i dialogut po vihet në pikëpyetje”, ka deklaruar Haziri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini.

Nënkryetari i LDK-së ka thënë se në çdo tryezë të partive politike zgjedhjet kanë dalë si një prioritet.


“Sa herë që jemi ulë në tryezat e organizuara nga partitë politike, zgjedhjet kanë dalë prioritet, e tani të mos flasim për zgjedhje nuk është në rregull”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Sipas tij, LDK-ja ka synim për të marrë pushtetin vetëm me zgjedhje dhe është logjike të kërkoj zgjedhje.
“Ne si LDK, nuk kemi asnjë kërcënim tjetër përpos me zgjedhje të marrim pushtetin”.

I pari i Gjilanit ka thënë se legjitimiteti në pikëpyetje i dialogut, duhet të shqetësoj institucionet.

“Legjitimiteti në pikëpyetje i dialogut, duhet të jetë një alarm, për institucionet qeveritare”, ka deklaruar Lutfi Haziri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Kalo në kategori