LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet pronari i kompanisë që mashtroi qindra kosovarë me bileta të rrejshme

Arrestohet pronari i kompanisë që mashtroi qindra kosovarë me bileta të rrejshme

Autoritetet zvicerane kanë arritur ta prangosin dhe ta fusin në paraburgim, pronarin e kompanisë së rrejshme të fluturimeve “Germany Airlines”i cili brenda dy muajve ka mashtruar qindra kosovar që jetojnë në Gjermani dhe Zvicër.

Gazeta zviceriane “Blick” ka marrë konfirmimin nga Prokuroria e Shtetit që personi në fjalë është arrestuar dhe se ai dyshohet se ka përfituar më shumë se 100 mijë euro nga shitja e biletave të rrejshme për kosovarët.


Prokuroria nuk ka dhënë më shumë detaje, teksa raportohet se tashmë qindra familja kosovare mund t’i rimarrin paratë.

Shumica e tyre kanë shpenzuar deri në 800 euro për një biletë e deri në 4 mijë franga për udhëtimet familjare.

Familja Hasani  dëshironte t’i vizitonte të afërmit e tyre në Kosovë. Por një gjë e tillë kishte rezultuar e pamundur, pasi ata kishin transferuar mbi 3500 franga, në një linjë ajrore të rrejshme.

Kështu, biletat e rezervuara në fakt nuk ekzistonin fare në sistem.

Ndërkohë, nuk ishte vetëm familja Hasani që ishte mashtruar. Dhjetëra viktima të tjera të kompanisë, German Airlines kishin raportuar për BLICK, lidhur me mashtrimin që u është bërë.

Me SMS, linja ajrore e rreme me një fluturim të pakrahasueshëm me çmim të ulët ofronte udhëtim nga Baseli në Prishtinë.

Çmimet e ulëta të avio-biletave kishin bërë që  një numër i konsiderueshëm të bëhen karrem i mashtrimit.

Hulumtimi BLICK tregon se shumë viktima në të gjithë Zvicrën kanë shkuar në polici. Hetimi është në vazhdim./Telegrafi

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Anëtarësimi i Kosovës në KiE dhe çështja e Asociacionit - si e parasheh Tahiri procesin në Komitetin e Ministrave?

Lajme
Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Reshjet e shiut vështirësojnë komunikacionin në magjistralen Prishtinë - Ferizaj, Policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Lajme
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Kalo në kategori