LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Infrastrukturës investon 90 mijë euro në Mitrovicën e Veriut

Ministria e Infrastrukturës investon 90 mijë euro në Mitrovicën e Veriut

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq nënshkruan sot marrëveshje bashkëpunimi për dy projekte infrastrukturore të kësaj komune në vlerë 90 mijë euro.

Projektet kanë të bëjnë për asfaltimin e rrugës “Sami Frashri” në vlerë 40 mijë euro dhe asfaltimin e rrugës “Tirana” në vlerë 50 mijë euro.

Rakiq falënderoi Lekajn për gatishmërinë për të mbështetur projektet infrastrukturore në Mitrovicën e Veriut, që kanë rëndësi për banorët e kësaj pjese të vendit.


Ndërsa, ministri Lekaj ritheksoi mbështetjen dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur të gjitha komunat e vendit pa dallime etnike, duke u bazuar në mundësitë buxhetore dhe ligjore të Ministrisë së Infrastrukturës.

Ndryshe, në këtë takim ministri Lekaj u ftua nga Rakiq që në një të ardhme të afërt të vizitojë komunat në Mitrovicën e Veriut, për të parë nevojat për investime në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Java magjike e Black Friday në Fortesa Home - Zbritje që nuk duhet t’i humbisni!

Ekonomi
Kalo në kategori