LAJMI I FUNDIT:

Luka Modric beson në besëtytni: Kombëtarja që ekzekuton e para penalltitë eliminohet prej Botërorit

Luka Modric beson në besëtytni: Kombëtarja që ekzekuton e para penalltitë eliminohet prej Botërorit

Ju keni mundësi që të zgjidhni se kush i pari do të gjuaj penalltitë. Keni mundësinë të zgjidhni i pari të ekzekutoni penalltitë dhe sipas një besëtytnie që beson Luka Modric del të jetë e suksesshëm nëse gjuani i dyti nga pika e bardhë.

Luka Modric është xhiruar në çerekfinale të Kupës së Botës teksa fitoi bastin e hedhjes së monedhës. Ai më pas konsultimit me bashkëlojtarët dhe trajnerin ka përzgjedhur të gjuajnë të dytit penalltitë.

Luka Modric (Getty Images)

Hulumtimet e mëhershme kanë treguar se në gara të mëdha, deri 95 për qind e ekipeve zgjedhin që së pari të ekzekutojnë dënimin më të rëndë në futboll.


Pse? Biseda me 240 futbollistë dhe trajnerë tregojnë se 96 për qind e tyre ndjenin një presion shumë më të madh psikologjik nëse janë ekzekutues të dytë. Ky presion rritet edhe më shumë nëse jeni gjuajtësi i katërt ose i pesti.

Por, pse Modriç, në marrëveshje me shokët, zgjodhi që jenë ekzekutues të dytë?

Kasper Schmeichel dhe Luka Modric (Getty Images)

Mediat britanike zbuluan se kapiteni kroat dëshironte të vazhdonte traditën e këtij Kampionati Botëror, dhe tradita thotë se ai që gjuan i pari penalltitë do të eliminohet.

Kështu spanjolli Andres Iniesta pranoi të jenë ekzekutues të parë kundër Rusisë dhe rusët triumfuan në penallti.

E njëjta gjë ndodhi edhe me Christian Erikssen, kur përzgjodhi të jetë kombëtarja e tij ekzekutuesja e parë kundër Kroacisë, ku kjo e fundit shkoi më tutje në botëror. Kolumbiani Radamel Falcao gjuajti i pari kundër Anglisë, ku anglezët gjeten vetën në një fazë të mëtejme të botërorit.

Kroacia kundër Rusisë vetëm vazhdoi këtë traditë dhe triumfuan ndaj organizatorit të ngjarjes më të madhe për kombëtaret.

Modric ka të ngjarë se mund të përzgjedh të njëjtën gjë edhe kundër Anglisë, në rast se ndeshja përfundon e barabartë edhe pas 120 minutave. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Skandal në Holandë, Heerenvenit i iku fitorja nga dora pasi kundërshtari barazoi me 12 lojtarë në fushë

Ndërkombëtare
Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

Zyrtare: Manchester United transferon anësorin Patrick Dorgu

Premier League
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?

La Liga
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata

La Liga
Kalo në kategori