Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk përjashton mundësinë që Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë ta kthej në Qeveri, duke e njoftuar ekzekutivin se kryetari nuk do ta firmosë ligjin as për të dytën herë. Me këtë veprim Kuvendi do të kërkojë edhe një mendim nga Qeveria për nevojën e këtij ligji. Pas këmbënguljes së organit ekzekutiv për sjelljen e këtij ligji, hapet rruga që i njëjti të kthehet në Kuvend për verifikim. Shumica në këtë rast obligon kreun e Kuvendit ta dërgojë ligjin në Gazetën Zyrtare. Për Xhaferin ky veprim mbetet njëri ndër modalitet, aq më tepër kur Gazetar Zyrtare është prononcuar pozitivisht sa i përket publikimit të ligjit. Në procedurë të njëjtë do të kalojë edhe Ligji mbi përdorimin e gjuhëve.
Për aspekt formal, për t’u sqaruar Qeveria se a qëndron mbi ato propozime që i ka i adresuar paraprakisht në Parlament dhe janë miratuar, unë nuk e kam atë problem që edhe formalisht t’i drejtohem propozuesit të dy ligjeve se a qëndrojnë ose jo në këto ligje, por mbi gjitha me arsyetimin e duhur ligjet mund të shkojnë edhe pa atë për faktin që Kuvendi njëherë është prononcuar për ligjet dhe vendime shtesë për ligjet është e tepër. Por sidoqoftë, për aspektin formal që të mund të sigurojmë jetën e ligjeve, ne do t’i zbatojmë të gjitha arsyet dhe argumentet që pala e caktuar po i propagandon dhe sqaron para opinionit dhe për mua nuk ka asnjë problem për ta bërë edhe atë formalitet, deklaroi Talata Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
I pari i ligjvënësit shton se me bllokimin e ligjit, Kryetari bllokon referendumin dhe të drejtën e qytetarëve për t’u shprehur dhe në këtë rast sipas tij, vihet në pah nevoja për ta ndaluar praktikën që ka imponuar kryetari i shtetit me mos dekretimin e ligjeve. Duke folur për përbërjen e KSHZ-së dhe thirrjen e Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime, me të cilin udhëheq opozita, Xhaferi theksoi se nga kryetari i komisionit ka vërejtur gatishmëri, por që subjekti të cilit i takon deputetit bën obstruksione. Ligji mundëson variante tjera, por këto sipas Xhaferit rrezikojnë votimin e përbërjes së KSHZ-së për të cilën nevojiten 2/3 e votave.
Kryetari i komisionit duke pasur parasysh se është pjesëtar i partisë politike në opozitë, nuk ka sinjal nga partia e tij për ta thirr komisionin dhe del që vetë OBRM-PDUKM-ja bëhet pengesë për çështjen e punimeve të komisionit për emërime dhe zgjedhje. Formalisht unë mundem të konvokojë punën e komisionit. Ligji i ka mundësitë që të vijmë deri tek propozimi i përbërjes së komisionit, por duhet vlerësuar nëse ai veprim do të komplikonte më tepër situatën, për faktin që përbërja e komisionit duhet votuar me 2/3 e votave apo do të ishte pikënisja për zgjidhje të problemit. Ligji sanksionon mundësinë që edhe nëse një subjekt nuk propozon kandidat për anëtar të KSHZ-së, Komisioni për zgjedhje dhe emërime mund t’i përcakton kandidatët nga lista e kandidatëve për anëtar të KSHZ-së, në vend të subjektit i cili propozon, por përsëri them duhet pasur parasysh fakti që përbërja duhet votuar me 2/3 e votave, tha Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
Për thirrjen e mbledhjes së Komisionit për zgjedhje dhe emërime, opozita si parakusht ka vendosur kalimin e Ligjit për financimin e partive politike dhe Ligjin mbi Qeverinë. Kryetari i këtij komisioni, Ilija Dimovski mos thirrjen e mbledhjes e arsyeton me mungesën e koordinimit mes partive politike. Zvarritja e zgjedhjes së KSHZ-së, vë në pikëpyetje mbajtjen e referendumit në fund të shtatorit ose fillimin e tetorit e me këtë edhe organizimin e zgjedhjeve presidenciale në mars të 2019./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë