LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Nëse Ivanov nuk e nënshkruan tani marrëveshjen, atë duhet ta bëjë pas referendumit

Zaev: Nëse Ivanov nuk e nënshkruan tani marrëveshjen, atë duhet ta bëjë pas referendumit

Nëse kryetari ynë, Gjorge Ivanov nuk e nënshkruan përsëri marrëveshjen për emrin me Greqinë, atëherë do të ketë një referendum, i cili do të mbahet në fund të shtatorit, gjegjësisht në fillim të tetorit. Këtë e deklaroi kryeministri Zoran Zaev duke iu përgjigjur një pyetjeje agjencisë bullgare “BGNES”, në kuadër të Samitit të Kinës me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në Sofje, përcjell Telegrafi Maqedoni

Sipas Zaev, politikanët do të duhet të respektojnë zërin e njerëzve.

Në deklaratën e tij Zaev shprehu shpresën se kryetari Ivanov do të nënshkruajë marrëveshjen.


“Ai që duhet të votojë do të votojë, ndërsa ai që duhet të nënshkruajë do të nënshkruajë, prandaj ne i shërbejmë qytetarëve”, tha Zaev.

Ivanov siç tha Zaev nuk mund ta bllokojë procesin, nëse nuk e nënshkruan tani, atë duhet ta bëjë pas referendumit.

Në pyetjen se a do të ketë impiçment për kryetarin, nëse ai nuk nënshkruan marrëveshjen, Zaev u përgjigj se të gjitha mundësitë janë të hapura dhe shtoi se rruga e vetme e Maqedonisë është integrimi i plotë në NATO, dhe njëjtë mendojnë shumica e qytetarëve të Maqedonisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori