LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Në vend që nga Zaev, qytetarët informohen nga mediat e huaja për referendumin

OBRM-PDUKM: Në vend që nga Zaev, qytetarët informohen nga mediat e huaja për referendumin

Qytetarët në vend që nga Zaev personalisht, dje e kuptuan çështjen e referendumit nga televizioni kombëtar grek, reagojnë nga OBRM-PDUKM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nuk lejohet që qytetarët të informohen nga mediat e huaja për situatën në vendin e tyre. Ky është një tjetër seri e nënçmimeve të Maqedonisë që personalisht manifestohet nga një njeri që është kryeministri”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Sipas partisë, Zaev në intervistë ka thënë se pranoi shpërfytyrimin e Maqedonisë me një zgjidhje që do të përdorte “erga omnes” për të kënaqur orekset nacionaliste greke.


“Vetë Zoran Zaev, vetëm për të kënaqur nacionalistët grekë, pranoi ndryshim në kushtetutës, gjuhës dhe identitetit të shtetit dhe popullit. Zaev hoqi dorë nga historia e tij, i refuzoi maqedonasit në Maqedoninë e Egjeut dhe pranoi drejtshkrimin e toponimeve në të njëjtin vend. Ndryshe nga bullgarët dhe serbët, për shkak të Zaevit, në vend të Selanik, qytetin do ta quajmë Thesaloniki. Gjithashtu, pjesa tjetër e vendbanimeve duhet të thirret me emrat e tyre grekë. Edhe pse kjo nuk vlen për të tjerët, për shkak të Zaev do të jetë e vlefshme për ne”, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Partia opozitare përsëri u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen ditën e diel në marshin protestues në Strumicë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare

Lajme
Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Shqiptarja nga Ballshi ishte përballë vrasësit, gjatë ekzekutimit të 10 personave në Suedi

Lajme
Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Osmani në Forumin e Sigurisë: Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar ndaj interesave strategjike të SHBA-së

Lajme
Kalo në kategori