LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Përveç kryeministrit, askujt tjetër nuk do t’i ulet paga

Haradinaj: Përveç kryeministrit, askujt tjetër nuk do t’i ulet paga

Qeveria e Kosovës e ka shqyrtuar Ligji për Pagat, ku është bërë e ditur se ky ligj do të jetë në diskutim publik për dhjetë ditë.

Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se me këtë ligj askujt nuk do t’i ulet paga i cili paguhet nga buxheti i shtetit, përveç atij.

“Ligji për Pagat është ligj që Kosova nuk e ka fare. Ky ligj është me vite të tëra në diskutim. Më në fund po vjen në Qeveri dhe do të jetë në Parlament. Sot e kemi hapë për diskutim publik, janë 10 ditë kohë që të kthehet në Qeveri”, ka thënë Hradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.


Sipas tij, nuk do të këtë ulje pagash me ligjin e ri.

“Pos kryeministrit, askujt nuk i ulet paga në Kosovë. Do të ketë rritje të pagave, nivelizim, dhënie të drejtës në bazë të parametrave të paraparë dhe të caktuar për të gjithë ata që paguhen prej buxhetit të shtetit”, tha kryeministri Ramush Haradinaj. /Telegrafi/