Njëri nga trajnerët më të mirë në Kosovë, Bylbyl Sokoli i është përgjigjur Abedin Januzajt për deklaratat e tij.
Babai i Adnanit, kishte thënë se Sokoli e Munishi e kanë fyer djalin e tij, ndërsa nuk ka vonuar reagimi.
Në Dueli Botërorit në RTV Dukagjini, trajneri i Llapit, Bylbyl Sokoli ka folur gjërë e gjatë për Januzajn.
Ndër tjera Sokoli tha se nuk ka lidhje që luan Adnani për Belgjikën por që duhet t’i prezantojë disa elemente të kombit shqiptar.
“Ne e kemi hapur këtu temën për qëllim të mirë. Po shihet se efekt ka pasur. Kam parë në rrjetet sociale se sa kanë qenë reagimet pozitive. 80 ose 90 për qind na është dhënë e drejtë që ne të kërkojmë nga yjet tona që të përfaqsojnë kombin e tyre”.
“Ky është kampionat i kombeve, dhe lojtarët përfaqësojnë kombet. Është e drejtë njerëzore që Adnani të përfaqësohet si ndihet, si belg ose anglez, ose shqiptar, por obligimi kombëtar është që ai të prezantojë prejardhjen e vet se çka është. Të mbrosh vendin dhe të luftosh, e njëjta gjë është në arenën sportive sportive ndërkombëtare e ku fatkeqësisht popullata nuk është e informuar për këtë obligim”.
“Më vjen keq që ka pjesë e madhe, bile edhe politikanët një pjesë që duan të përfitojnë në vota, e thonë se është e drejta e tyre të vendosin se ata ku do të luajnë. Unë e kuptoj kohën kur ata s’kanë pasur të drejtë të luajnë dhe s’kanë mundur të zgjedhin tjetër kombëtare pos asaj të Zvicrës. Nuk mund ta kjuptoj një pjesë, ka mbetur një pjesë e gazetarëve, mendojnë se është e drejtë e tyre dhe ata na përfaqësojnë”.
“S’ka lidhje që luan për Belgjikën, e rëndësishme është t’i lë disa elemente që i takon kombit shqiptar. Kjo pjesë për mua është zhgënjyese. Ne duhet t’i tregojmë të gjithëve cilat janë obligimet tona kombëtare. Në Kolumbi kjo nuk do të guxonte të ndodhte. Kam thënë se Januzaj ka drejt të zgjedhë kë të dëshirojë dhe kam thënë se është prej lojtarëve më të mirë shqiptarë në evropianë, e goli i tij është më i bukuri sipas meje. E kam thënë edhe në emisione tjera, e kam vënë në formacionin tim”.
“Unë e kam cituar Van Gaalin se pengesë për të është karakteri i tij, një lojtar që mohon kombin e vet ai nuk ka karakter që të përfaqësojë nivele të larta të futbollit. Kjo mund të jetë një prej informatave që kam marrë nga portalet, këtë e kam thënë,s e vazhdimisht them se Januzaj është prej futbollistëve më të mirë. Januzaj është yll i futbollit, është yll shqiptar, është hero i yni dhe ne duam ta mbajmë për vete”.
“Januzaj është djali i Abedinit, por Januzaj është hero i popullit dhe i tjerëve. Ai nuk është vetëm djalë i një prindi. Heronjtë tanë s’mund të jenë heronjtë e dikujt tjetër. Dini shumë shqiptarë që për të tjerë kanë bërë shumë. Januzaj ka deklaruar se ndihet si belg”.
“Abedini më vjen keq që ndoshta Ismeti e tha kontributi jonë gjatë okupimit ka qenë se Ismeti ka qenë futbollist gjatë gjithë këtyre viteve, edhe unë kam dhënë kontribut. Abedini ka mundur të jap kontributin që ai të edukojë Adnanin dhe ta edukojë për kombin. Së paku askush nuk do t’ia merrte askush për të madhe po që se do festonte me shqiponjë. Shpresoj që futbollistët dhe prindërit e futbollistëve të mos shkojnë në rrugët e Abedinit”.
“Aspak nuk jam më patriot se Abedini, por duhet t’i përcaktojmë kufijtë që na mundëson identifikimi. Në këtë moment mendoj se Abedinit më shumë i janë përcjellë informatat se sa që ka shikuar emisionin sepse ne kemi shprehur respekt për të, ishte dëshira jonë e madhe që ai të prezantohet në Botëror dhe jo të interpretohen gjërat në një kënd tjetër. Prandaj, me keqardhje them se po dezorientohet ky diskutimi jonë mendoj se ka 10 për qind ka që thonë se me rëndësi që ai të prezantohet atje. Kjo ka të bëjë me obligim kombëtar. Sportistët në garën e kombeve duhet të prezantojnë kombet.
“Januzaj nuk deshi të ndalej për gazetarët kur Manchesteri ishte në Maqedoni, kjo është edukata e prindërit. Si mund të thotë se nuk ka pasur ofertë për të për kombëtaren, kur një vjet ka qarkulluar sllogani “Januzaj thuaj po”, De Biasi ka thënë se me papën më lehtë do takohej se me Abedinin. Lorik Cana e shumë emra tjera më kanë thënë se nuk kanë mundur të kontaktojnë me Abedinin. Ju mund ta shihni atë si funt, euro ose dollar, por ai është yll shqiptar i futbollit”, deklaroi Sokoli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Mbyllet hetimi për festën e Dumfries që paraqiste Theo Hernandezin si qen, vendim befasues nga FIGC
United i gatshëm të ofrojë Greenwoodin dhe para për yllin e Barcelonës
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'