Nga 1 janar i këtij viti të gjitha veturat e kategorisë më të vjetra se 10 vite dhe ato që nuk kanë motor të standardit “Euro 4” nuk kanë mundur të zhdoganohen brenda territorit të Kosovës.
Kjo ishte bërë për shkak të kufizimeve ligjore në import dhe për të ruajtur ambientin nga lirimi i gazrave të makinave. Zyrtarët e Doganave të Kosovës kanë treguar se në pjesën e parë të vitit 2018, ka pasur rënie të importit të veturave të vjetra.
Por ky trend negativ i importit të veturave mund të ndryshojë pasi Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik ka ndërmarr iniciativën për ndryshimin e Ligjit mbi Automjetet për të lejuar importimin e automjeteve më të vjetra se dhjetë vite.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, ka thënë për Telegrafin se gjatë vitit 2018 ka pasur rënie të importit të veturave të përdorura për 44 për qind, kurse importi i veturave të reja është rritur me 36 për qind.
“Importi i vetura në përgjithësi ka rënë pas kufizimit të vjetërsisë (10 vite) dhe kufizimit në motor (Euro 4), gjatë vitit 2017 kishim në total 13,324 vetura të reja dhe të përdorura, një rënie për 44 për qind, derisa ketë vit kemi import 8,479 automjete të reja dhe të përdorura, pra ka një ulje prej 36 për qind më pak”, ka thënë Stavileci.
Sipas tij, nga momenti i vendosjes kufizimit të importit të veturave të vjetra, mosha mesatare e vjetërsisë së tyre ka rënë në 8 vite.
“Para futjes së kufizimit një statistike e punuar nga Dogana tregonte se rreth 40 për qind e automjeteve në import i përkisnin vjetërsisë 14 vjeçare, pra vitet e prodhimit 2003/2004 dhe merrnin pjesë më të madhe të importit të automjeteve. Derisa pas vendosjes së kufizimit kjo mestarë e vjetërsisë ka rënë në 8 vite vjetërsi”, tha ai.
Gjatë vitit 2017, vlera e importit të automjeteve ishte 80.6 milionë derisa taksat e paguara ishin në lartësinë prej 32.2 milionë euro, kurse në vitin 2018 vlera e importit të automjeteve është 84 milionë derisa taksat e paguara janë ne lartësinë prej 26.3 milionë eurosh, shkruan Telegrafi.
Sipas një analize të Institutit GAP, numri i veturave të importuara në vitin 2014 ishte 16,675, një vit më vonë u rrit në 17,988, ndërsa në fund të vitit 2016 në Kosovë u importuan 24,322 vetura.
Brenda dy viteve nga hyrja e vendimit në fuqi, Qeveria e Kosovës ka mbledhur rreth 21.8 milionë euro më shumë të hyra doganore nga veturat e përdorura, ndërsa rreth 3.2 milionë euro më shumë në vit nga veturat e reja.
Në vitin 2016, sipas statistikave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) në Kosovë janë të regjistruara 334,440 mjete motorike dhe jomotorike. Më e vjetra ishte prodhim i vitit 1942. Në përgjithësi mesatarja e vjetërsisë se veturave që qarkullojnë në Kosovë është 18 vjet, apo 10 vjet më shumë sesa mesatarja e veturave që qarkullojnë brenda BE-së.
Ndryshe, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike Amerikane kanë kundërshtuar nismën për largimin e kufizimit të importit të veturave të vjetra. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrump po sjell këmbimoren për kriptovaluta TruthFi
Nënshkruhet kontrata për zgjerimin e rrugës në hyrje të Ferizajt, Aliu: Projekt në vlerë 16,4 milionë euro
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje