Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) me anë të njoftimi tregon se mbështet deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, për shuarjen e Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP).
Sipas OEK-ut, OSHP është një ndër organet që ka gjeneruar më së shumti amulli në vendimmarrje dhe në veçanti dëmtim të imazhit të Kosovës në përmasa të mëdha.
“Oda Ekonomike e Kosovës mbështetë fuqishëm deklaratën e ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, që ka të bëjë me shuarjen e Organit Shqyrtues të Prokurimit, si një ndër organet që ka gjeneruar më së shumti amulli në vendimmarrje, politizim të skajshëm të vendimeve, promovim të tenderomanisë favorizuese, gjenerim të korrupsionit, pa-konkurrueshmësisë fer për bizneset vendore e ndërkombëtare dhe në veçanti dëmtim të imazhit të Kosovës në përmasa të mëdha”, thuhet në njoftimin e OEK-ut.
OEK kërkon përgjegjësi për veprimet korruptive në këtë organ me qëllim të ndëshkimit dhe të rritjes së përgjegjësisë individuale dhe institucionale.
“Duke pasur parasysh faktin se Kosova ballafaqohet me sfida të shumta që ndikojnë në ambientin e të bërit biznes dhe emëruesi i përbashkët i zgjidhjes së gjitha këtyre problemeve është sundimi i rendit dhe ligjit, sundim i rendit dhe ligjit i cili aktualisht nuk është në nivelin e dëshiruar, mendojmë se shuarja është zgjidhja më adekuate për momentin, por në të njëjtën kohë, OEK kërkon përgjegjësi për veprimet korruptive në këtë organ me qëllim të ndëshkimit dhe të rritjes së përgjegjësisë individuale dhe institucionale”, vijon njoftimi.
Në fund, OEK thotë se “mbështesim fuqishëm një rekomandim të tillë që do të ndikojë në përmirësimin e imazhit të Kosovës, promovimin e sundimit të rendit dhe ligjit dhe përmirësimin e imazhit përballë investitorëve vendor dhe ndërkombëtar”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten çmimet e shportës, Shahini: Po e dikton importi i lartë
Ekonomia e Kosovës: Shumë premtime, pak përparime
“Më shkoj jeta në kredi”, kosovarët me borxhe deri “n’fyt”
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Investoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite