Sot në Gjykatën Penale në Shkup duhet të mbahen seanca gjyqësore për lëndët e PSP-së “Total” dhe “Transportuesi”.
Në rastin “Total” i akuzuar është gazetari Dragan Pavlloviq-Llatas për fshehe të tatimit në vlerë prej 121.414 euro përmes personave juridik të “Total Marketing DOOEL”, “Total Media Center” dhe “Mediamaks” dhe 63.032 euro si person fizik, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pajisjet për vete ai i ka evidentuar si pajisje për firmat, edhe pse në firma nuk ka pasur persona të punësuar, gjegjësisht në njërën firmë ka pasur vetëm një të punësuar.
Pas disa anulimeve për shkak të arsyeve shëndetësore dhe familjare të Llatasit, gjykimi për lëtë rast filloi më 14 maj të këtij viti.
Ndërsa në lëndën “Transportuesi” i akuzuar është ish-kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, i cili së bashku me 20 persona tjerë ngarkohen me keqpërdorim të detyrës zyrtare, në lidhje me organizimin e transportit të nxënësve në Manastir, me çka kanë shkaktuar dëm në buxhet me vlerë prej 360 mijë eurove./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251