LAJMI I FUNDIT:

Besimi tek institucionet politike pëson sërish rënie në Shqipëri

Besimi tek institucionet politike pëson sërish rënie në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Republikes, Bajram Begaj duke hyre ne ambientet e Pallatit te Kongreseve, ku u mbajt Samiti i Diaspores 2023. Kjo eshte hera e trete qe mbahet ky Samit, ndersa ka mbledhur figura te rendesishme shqiptare nga i gjithe rajoni dhe me gjere. Gjate tij, figurat kryesore politike shqiptare kane bere thirrje per perfshirje te diaspores ne proceset politike./r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and the President of the Republic, Bajram Begaj entering the premises of the Palace of Congresses, where the 2023 Diaspora Summit was held. This is the third time that this Summit has been held, while it has gathered important Albanian figures from the whole region and beyond. During it, the main Albanian political figures have called for the inclusion of the diaspora in the political processes.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj duket se zhgënjeu shqiptarët me sjelljen e tij institucionale gjatë vitit të kaluar, pasi një pjesë e qytetarëve patën shprehur besim kur ai mori detyrën në vitin 2022, i zgjedhur në mënyrë të njëanshme nga votat e Partisë Socialiste.

Një vrojtim i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim zbulon se besimi i shqiptarëve te institucioni i presidentit ra nga 41 në 35 për qind, gjë që ka gjasa është rrjedhojë e qëndrimit akomodues të presidentit me maxhorancën që e zgjodhi atë. Besimi i shqiptarëve te Begaj është gjithsesi dukshëm më i lartë nga sa ata kishin te presidenti i mëparshëm Ilir Meta, i cili, në fund të mandatit të tij, pëlqehej nga vetëm 24 për qind e qytetarëve të anketuar.

Rënia e besimit te presidenti duket se është pjesë e një tendence të rënies së besimit më gjerësisht në shumicën e institucioneve politike në vend. Partitë politike mbajtën pozicioninin e institucioneve në të cilat shqiptarët kanë më pak besim, krahas prokurorisë, gjykatave, parlamentit dhe presidentit. Besimi te qeveria qendrore mbeti e pandryshuar gjatë vitit të kaluar, ndërsa besimi te pushteti vendor pësoi rritje, vërehet nga të dhënat e anketës.


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gëzoi besimin e 60 për qind të shqiptarëve gjatë vitit 2023, me një rritje të konsiderueshme nga 50% që ishte në vitin 2022. Krijuar në fund të vitit 2019, SPAK pati një nisje të ngadaltë para se të shënonte disa goditje të forta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit pas gjysmës së dytë të vitit të kaluar.

Në total, 81% e shqiptarëve ose më shumë se katër në çdo pesë qytetarë të pyetur, mendojnë se korrupsioni është “i përhapur” ose “shumë i përhapur” ndërsa perceptimi i korrupsionit është përkeqësuar më tej gjatë vitit të kaluar.

Dhe një e treta e qytetarëve që kanë marrë një shërbim publik nga qeveria qendrore apo vendore, raportuan se kanë paguar ryshfet. Në gati 58% të rasteve, qytetarët raportuan se ishin të detyruar të paguanin ryshfet sepse “ia kërkuan” ndërsa vetëm 15% thanë se e kishin paguar në formën e bakshishit për shërbimin e marrë. Prania e gjithëpërhapur e korrupsionit duket se shtyn pjesën më të madhe të qytetarëve të mos kenë besim se ai luftohet. Pavarësisht vlerësimit të lartë për SPAK, vetëm 34% e qytetarëve kanë besim te ndjekja penale e rasteve të korrupsionit të lartë.

Koordinatori Kombëtar Antikorrupsion, institucioni me të cilin qeveria e kryeministrit Edi Rama thotë se e lufton korrupsionin, është institucioni që gëzon më pak besimin e qytetarëve mes institucioneve që merren me luftën kundër korrupsionit. Një vlerësim i ulët jepet edhe për ILDKPKI-në, institucionin që duhet të vërejë rastet e pasurisë së pajustifikuar apo konfliktet e interesit mes zyrtarëve të lartë. /BIRN/

Në trend Lajme

Më shumë
Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

Flet e dashura e Faton Hajrizit: Pa e pa trupin e tij nuk besoj që ka vdekur

Lajme
Veturat e grupit të Radoiçiqit tani në përdorim nga Policia e Kosovës

Veturat e grupit të Radoiçiqit tani në përdorim nga Policia e Kosovës

Lajme

"Një mirëmbajtëse tek unë paguhet 1300 euro", sipërmarrësit në Shqipëri flasin për ngritjen e çmimeve në bregdet

Lajme
Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, tetë të lënduar

Aksident në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, tetë të lënduar

Kronika e Zezë
Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Kolonelja e Policisë Serbe: Daçiq gaboi - nuk është akt terrorist vrasja e policit serb nga Faton Hajrizi

Siguri
Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në

Tre turistë të huaj vijnë në Kosovë dhe marrin me vete taksistin kosovar gjatë aventurave të tyre, video në "TikTok" mori mbi gjysmë milionë klikime

Lajme
Kalo në kategori