Pas prezantimit të gjeneratës së pestë të X5, ka ardhur koha që BMW ta prezantojë edhe X6
Spiunët e kanë parë këtë makinë të re, teksa testohej në Karolinën e Jugut, ku edhe pritet të prodhohet, njëjtë sikurse X5 dhe X7, transmeton Telegrafi.
Me arkitekturën CLAR që e ka trashëguar nga X5, modeli X6 që lansohet gjatë vitit që vjen, do të ketë hapësirë më të madhe për udhëtarë, ndërsa pamje shumë më elegante.
Derisa pamja e X6 të tanishëm, është paska e çuditshme dhe lë shumë për të dëshiruar, pritej që edhe pasardhësi të ketë ngjashmëri të mëdha. Por, imazhet e shkrepura nga spiunët, tregojnë se makina e re ka pamje shumë më të mirë se që pritej, teksa ngjanë mjaftë me X4.
Nën kapak, pritet që t’i ketë kapacitetet e njëjta me X5, që është i pajisur me motorin 3.0-litra që prodhon 335 kuajfuqi.
Pritet që BMW X6 të prezantohet shumë shpejtë, në kohë përafërsisht të njëjtë kur edhe X5 do të lansohet në treg. Mbetet të shihet nëse do të jetë vetëm me naftë, apo do të ketë edhe një motor elektrik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Tesla e paditi Teslën
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar
Fshirësit e xhamit nuk funksionojnë - kjo vajzë ka një zgjidhje të thjeshtë që bëri të gjithë të qeshin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City