LAJMI I FUNDIT:

Japonia humb nga Polonia, por kualifikohet falë kartonëve të verdhë

Japonia humb nga Polonia, por kualifikohet falë kartonëve të verdhë
VOLGOGRAD, RUSSIA - JUNE 28: Japan players get ready to play to the 2018 FIFA World Cup Russia group H match between Japan and Poland at Volgograd Arena on June 28, 2018 in Volgograd, Russia. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Polonia ka arritur fitore në ndeshjen e fundit në Grupin H, pasi kanë triumfuar me rezultat minimal 1-0 ndaj Japonisë.

Por Kombëtarja aziatike është kualifikuar tutje vetëm falë kartonëve të verdhë që ka më pak se Senegali.


Në minutën e 12-të japonezët patën rast të mirë shënimi me Shinji Okazaki por që goditja e tij nuk ishte e saktë.

Polakët u përgjigjën në pjesën e parë me sulmuesin Kamil Grosicki i cili për pak sa nuk arriti të shënonte.

Kësisoj 45 minutat e para të kësaj ndeshje përfunduan ashtu siç filluan 0-0, me japonezët që kishin më shumë nga loja.

Momenti i golit të shënuar nga Jan Bednarek (Getty Images)

Japonia edhe në pjesën e dytë e nisi më furishëm por pa arritur të rrezikonte seriozisht portën e polakëve.

Kur të gjithë po prisnin golin e Japonisë, ndodhi e kundërta në Volgograd Arena.

Mesfushori Rafal Kurzawa harkoi bukur nga goditja e dënimit ndërsa mbrojtësi Jan Bednarek nuk e pati të vështirë të shënonte për 0-1 në minutën e 60-të.

Deri në fund të ndeshjes, aziatikët provuan me çdo kusht shënimin e golit të barazimit por një gjëje të tillë nuk ia dolën duke përfunduar ndeshje me fitoren e polakëve 1-0.

Aziatikët e përfunduan fazën e grupeve me një fitore, një barazim dhe një humbje sa kishte edhe Senegali dhe me golë dallim të njëjtë 4:4.

Kësisoj ata kualifikohen në mesin e 16 Kombëtareve më të mira vetëm në sajë të kartonëve të verdhë ku kanë marrë pesë sosh ndërsa Senegali një më shumë.

Japonezët në 1/8 e finales do të përballen me njërën mes Kombëtares së Belgjikës ose Anglisë varësisht se cila përfundon e para. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Kalo në kategori