LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Rooney kompleton transferimin te DC United, ndihet i lumtur me kalimin në MLS

Zyrtare: Rooney kompleton transferimin te DC United, ndihet i lumtur me kalimin në MLS
Foto: DC United/Twitter

Ish-kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, ka përfunduar transferimin e tij fitimprurës në Uashington, apo më saktë tek skuadra nga Mayor League Soccer [MLS], DC United.

32-vjeçari përfundoi sezonin e kaluar si golashënuesi kryesor i Evertonit me 11 gola, por ka vendosur të shkojë në Uashington pavarësisht dëshirës së menaxherit të ri, Marco Silva për të mbajtur ish-sulmuesin anglez në Ligën Premier.


Arrihet marrëveshja, Rooney në MLS te DC United?
Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja, Rooney në MLS te DC United?

“Është fantastike të bashkohem me D.C. United në një kohë kaq emocionuese në historinë e klubit, me hapjen e stadiumit të ri pas vetëm disa javësh”, ka thënë fillimisht Rooney.

“Kalimi në Amerikë dhe MLS përmbush një tjetër ambicie për mua në karrierë. Unë kam uri për të qenë i suksesshëm këtu dhe do t’i jap 100% te D.C. -siç e kam bërë gjithmonë për çdo ekip që kam luajtur ndonjëherë”.

“Kur kam vizituar më herët këtë verë klubin, unë u impresionova vërtet me të gjithë ata që kam takuar në lidhje me klubin dhe sigurisht në fushën e re Audi.

Wayne Rooney (Foto: DC United/Twitter)

“Tani mezi pres që të futem në fushë në fanellën e Unitedit dhe të bashkohem me shokët e rinj të skuadrës për të sjellë sukses në këtë klub”, përfundoi anglezi.

Rooney tashmë ka marrë leje pune, vizë dhe është vendosur të bëjë debutimin e tij kundër Vancouver Whitecaps më 14 korrik, kur DC United hap stadiumin e ri Audi Field Stadium me 20 mijë vendesh.

Fansat e Manchester United zgjedhin formacionin më të mirë në histori – Schmeichel, Nistelrooy dhe Beckham mungojnë, të tjerët të pritshëm
Lexo po ashtu Fansat e Manchester United zgjedhin formacionin më të mirë në histori – Schmeichel, Nistelrooy dhe Beckham mungojnë, të tjerët të pritshëm

Rooney do të nënshkruajë me skuadrën amerikane deri në fund të vitit 2021 në një marrëveshje me vlerë 12.5 milionë funtesh.

Ai është golashënuesi i Anglisë me 53 gola në 119 ndeshje dhe është golashënuesi më i mirë i Manchester Unitedit me 253 gola. /Telegrafi/