LAJMI I FUNDIT:

Maradona: Jam mirë, faleminderit për mbështetjen

Maradona: Jam mirë, faleminderit për mbështetjen
SAINT PETERSBURG, RUSSIA - JUNE 26: Diego Armando Maradona celebrates Argentina's victory following the 2018 FIFA World Cup Russia group D match between Nigeria and Argentina at Saint Petersburg Stadium on June 26, 2018 in Saint Petersburg, Russia. (Photo by Alex Morton/Getty Images)

Legjenda e Argjentinës, Diego Maradona, ka thënë se është mirë pas problemeve mjekësore që i kishte pas ndeshjes emocionuese ndaj Nigerisë, ku Argjentina fitoi 2-1. 

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986 ka qenë mjaftë aktiv gjatë gjithë ndeshjes.

57-vjeçari ishte në tribuna për ta përkrahur Argjentinën, por që u desh të shënohet gol në minutën e 86-të nga Marcos Rojo , për tu çmendur në festë.


Te Argjentina të gjithë e thonë një zëri, ai është lideri jonë - Lionel Messi kapiten i vërtet, mbledh lojtarët para se të fillojë pjesa e dytë dhe iu jep zemër
Lexo po ashtu Te Argjentina të gjithë e thonë një zëri, ai është lideri jonë - Lionel Messi kapiten i vërtet, mbledh lojtarët para se të fillojë pjesa e dytë dhe iu jep zemër

Pasi emocionet ishin të mëdha, Maradona, gjatë dhe pas ndeshjes u desh të këshillohet me mjekët.

Diego Armando Maradona duke e festuar fitoren e Argjentinës (Getty Images)

Marten Arevalo, një gazetar argjentinas dhe mik i Maradonës, zbuloi për media, se legjendës i është përkeqësuar gjendja nga presioni i ulët i gjakut.

Edhe Maradona ka shkruar për gjendjen e tij, duke e lidhur me një dëmtim në qafë .

“Dua t’i them të gjithëve se jam mirë dhe se nuk se nuk isha në spital”.

Fitorja e Argjentinës e bën për spital Maradonën, legjenda në gjendje jo të mirë pas ndeshjes
Lexo po ashtu Fitorja e Argjentinës e bën për spital Maradonën, legjenda në gjendje jo të mirë pas ndeshjes

“Pas pjesës së parë me Nigerinë, qafa ime u dëmtua shumë”.

Maradona aktiv në këtë kampionat (Getty Images)

“Unë u kontrollova nga një mjek dhe ai më rekomandoi që të largohesha para pjesës së dytë, por kam dashur të qëndroj sepse kemi luajtur për gjithçka. Si mund të largohem?”.

“Unë u dërgoj një puthje të gjithëve, faleminderit për mbështetjen”, ka shkruar Maradona. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

Zbulohet arsyeja pse Messi refuzoi që të marrë pjesë në 125-vjetorin e Barcelonës

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Kalo në kategori