I lindur në një familje të shquar dhe të pasur në Athinë, Platoni ia ka kushtuar jetën e tij një qëllimi: të ndihmojë njerëzit të arrijnë atë gjendje që ai e quajti: Eudaimonia. Kjo fjalë greke, pothuajse do të thotë ‘lumturi’, por është me të vërtetë më pranë ‘përmbushjes’.
Idetë e Platonit mbeten thellësisht provokative dhe tërheqëse. Ajo që i bashkon është ambicia dhe idealizmi i tyre. Ai donte që filozofia të ishte një mjet për të na ndihmuar të ndryshojmë botën. Një shembull që mund të vazhdojë të frymëzojë.
Platoni propozoi që jetët tona shkojnë shpesh herë keq, sepse ne pothuajse kurrë nuk i japim vetes kohë për të menduar me kujdes dhe të logjikojmë mjaftueshëm për planet tona. Kështu përfundojmë duke përqafuar vlerat e gabuara, karrierën e gabuar dhe marrëdhëniet e gabuara. Platoni donte të sillte rregull dhe qartësi në mendjet tona.
Më poshtë mund të lexoni 25 thënie të tij:
• Kurajo është të dish se çfarë mos të kesh frikë!
• Një prej dënimeve për refuzimin e pjesëmarrjes në politikë është se përfundon e qeverisesh nga inferiorët!
• Vlera e një burri është ajo që bën me pushtetin!
• Vëmendja ndaj shëndetit është pengesa më e madhe në jetë!
• Mund të zbulosh më shumë për atë person në një orë lojë se në një vit bisedash!
• Mund ta falim një fëmijë që është i frikësuar nga errësira, tragjedi e vërtetë është kur të rriturit kanë frikë nga drita!
• Studimi më fisnik ndër të gjitha është studimi i njeriut dhe jetës që duhet të jetojë!
• Tregohu i mirë, sepse kushdo që takon, po përballet me një betejë të vështirë!
• Injoranca është rrënja e të gjitha të këqijave!
• Nevoja është nëna e të gjitha shpikjeve!
• Kurrë mos e dekurajo dikë që bën përparime të vazhdueshme, sado të ngadalshme qofshin!
• Ky qytet është ai që është sepse qytetarët tanë janë ata që janë!
• Fillimi është pjesa më e rëndësishme e çdo pune!
• I mençuri flet se ka diçka për të thënë, budallai sa për të thënë diçka çfarëdo!
• Ekzistojnë tri kategori njerëzish: ata që janë të dashuruar me dijen; të dashuruarit me nderin dhe të dashuruarit me përfitimin!
• Sjellja njerëzore rrjedh si pasojë e tri shkaqeve: dëshira, emocionet ose dija!
• Që një njeri të arrijë të zotërojë vetveten është nga fitoret më fisnike dhe më parësore!
• Pasuria më e madhe është të jetosh i kënaqur me pak!
• Opinioni është shkalla mes injorancës dhe dijes!
• Guxim është të dish se çfarë mos të kesh frikë!
• Filozofia nis me kureshtje!
• Një hero lind mes qindrave; një i mençur mund të gjendet mes mijërave, por një njeri i vetërealizuar mund të mos gjendet as mes qindra mijëra njerëzve!
• Ata që janë të aftë të shohin përtej hijeve dhe gënjeshtrave të kulturave të tyre, nuk do kuptohen kurrë nga masat e jo më të besohen nga to!
• Ajo që quajmë mësim është thjesht një proces rikujtimi!
• Njerëzit e mirë nuk kanë nevojë për ligje që të jenë të përgjegjshëm, ndërsa njerëzit e këqij do të gjejnë gjithnjë një rrugëdalje nga ligjet!
/Tirana Observer/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRikthimi i filozofëve të famshëm
“Një jetë ndërmjet Kosovës dhe Amerikës”
Sporti dhe arti
Mjeshtri i proceseve paqësore, Harold H. Saunders: Dialogu është i vështirë, por më i mirë se lufta
Shënimet e kronistëve dhe historianëve osmanë, për Skënderbeun dhe familjen Kastrioti
Kur Stalini i tha delegacionit jugosllav: Gëlltiteni Shqipërinë!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?