LAJMI I FUNDIT:

BE-ja dhe Kina bëhen bashkë kundër rregullave të SHBA-së për tregtinë botërore

BE-ja dhe Kina bëhen bashkë kundër rregullave të SHBA-së për tregtinë botërore

Bashkimi Evropian (BE) dhe Kina pritet të formojnë një grup, i cili synon të modernizojë rregullat e tregtisë botërore, për t’iu përshtatur politikës teknologjike, subvencioneve qeveritare, në përpjekje për të mbështetur tregtinë botërore.

Këto komente u bënë nga nënpresidenti i Komisionit Evropianm Jyrki Katainen, gjatë vizitës së tij në Pekin.

Ai tha se veprimi i njëanshëm i presidentit amerikan Donald Trump në tarifat e reja tregatre, politika teknologjike e Kinës dhe disa çështje të tjera, e bënë të nevojshme modernizimin e Organizatës Botërore të Tregtisë, për të pasqyryar zhvillimet e ekonomisë botërore.


Zyrtarët amerikanë kanë thënë se organizata me seli në Gjenevë, që shërben si rregullator për tregtinë botërore, është burokratike, e ngurtë dhe e ngadalshme në miratimin e ndryshimeve të biznesit botëror dhe se ka nevojë të ndryshojë.

Katainen tha se negociatat për ndryshimin e rregullave tregtare pritet të mos jenë të lehta, por ato janë të nevojshme për të mbrojtur mjedisin e tregtisë botërore.

Në fund të muajit maj Trump shkaktoi zemërim tek vendet aleate, si BE-ja, Kanadaja dhe Meksika, me vendosjen e tarifave prej 25 përqindsh ndaj importeve të çelikut dhe 10 për qind ndaj atyre të aluminit, një veprim për të cilin ai tha se po e ndërmerrte për të mbrotjur sigurinë kombëtare të Amerikës, për të mos lejuar që ajo abuzohet nga vende të tjera. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori