LAJMI I FUNDIT:

Mogherini për takimin me Thaçin e Vuçiqin: I vështirë, por inkurajues

Mogherini për takimin me Thaçin e Vuçiqin: I vështirë, por inkurajues

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se rrethi i fundit i bisedimeve midis presidentëve të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, ka qenë “i vështirë, por inkurajues”.

“Dje kemi pasur një takim shumë të mirë midis Beogradit dhe Prishtinës, i cili u zhvillua në mënyrë inkurajuese, shumë të vështirë, por inkurajuese”, u tha Mogherini gazetarëve teksa hynte në një takim të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg.


Ajo tutje shtoi se Bashkimi Evropian tani duhet të jetë i qëndrueshëm dhe të përmbush premtimet e veta, si dhe të ketë parasysh që Ballkani Përendimor ka arritur një progres të jashtëzakonshëm, e sidomos me marrëveshjen e fundit për emrin ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë.