Ish-punëtorët e ndërmarrjes së prodhimit të blloqeve “IMN Kosova” protestuan sot para Agjencisë Kosovare të Privatizimit, me kërkesën për kompensimin e 20 përqindëshit, i cili u është premtuar pas privatizimit të ndërmarrjes.
Në takim me zyrtarë të AKP-së janë pranuar katër ish-punëtorë të kësaj ndërmarrjeje, ndërsa pjesë ka marrë edhe kryetari i BSPK-së Avni Ajdini, ku ky i fundit pas takimit tha se kërkesa e punëtorëve është e drejtë dhe është dashur të përmbushet moti.
“Kërkesat e punëtorëve janë legjitime, këto kërkesa janë që 10 vite është dashur të kryhen këto kur ka shkuar në likuidim organizata. Megjithatë prolongimi i cili është bërë është defekti i Komunës dhe i Qeverisë, pse nuk iu është dhënë 20 përqindëshi punëtorëve, kurse prona ka kaluar në interes të shoqërisë, do të thotë në interes të komunës. Atë ditë që është dhënë në interes të komunës parlamenti që ia ka dhënë është dashur 20 përqindëshi për t’iu paguar punëtorëve”, tha ai.
Kreu i BSPK-së tregoi edhe një vendim të nënshkruar në vitin 2010 nga kryeministri i atëhershëm Hashim Thaçi, kur prona ka kaluar në interes të komunës, dhe sipas tij atë ditë është dashur të paguhen punëtorët.
Po ashtu, ai u shpreh se AKP-ja është e gatshme për zgjidhjen e problemit, po që tha se mjetet duhet t’i japë komuna e Prishtinës.
“Kështu që nga sot urgjentisht kur të kenë kohë kryetari i komunës ne do ta bëjmë këtë takim për ta zgjedhur këtë problem. Ne jemi të gatshëm për ta zgjidhur problemin, si AKP tani për tani u deklarua edhe kryetari i bordit të AKP-së që jemi të gatshëm. Mirëpo mjetet duhet me i qitë komuna, kështu që diku janë 4 milionë e 600 mijë që iu takojnë punëtorëve, pastaj të tjerat 80 përqindëshin çka të donë të veprojnë. Po kjo duhet patjetër punëtorëve, përndryshe protestat nuk do të ndalen së kërkuari për të drejtat e veta, sepse djersën e tyre është dhe po e keqpërdorin, po e keqpërdorin djersën e punëtorëve ku gjysma e punëtorëve ndoshta nuk janë sot këtu kanë ndërruar jetë. Megjithatë, këta po donë ta gëzojnë të drejtën e vet dhe ta marrin 20 përqindëshin pavarësisht asaj që kërkojnë ata prolongim. Këta nuk kanë kohë me prit më, po donë t’i realizojnë kërkesën e vet”, tha Ajdini.
Për 39 vite në ndërmarrjen “IMN Kosova” kishte punuar Kimete Spanca, por e cila në vitin 2014 ishte larguar nga puna. E sot së bashku me ish-punëtorë të tjerë ajo thotë se po kërkon një të drejtë që i takon.
“Kam punuar 39 vjet, tash katër vite jam e pa punë gjoja se është shitur fabrika ju ka dhënë komunës. Ne kemi dal për të kërkuar 20 përqindëshin që neve na takon”, tha ai.
Protestuesit bënë të ditur se janë 250 ish-punëtorë të kësaj kompanie të cilëve iu takon 20 përqindëshi.
Ish-punëtorët e “IMN Kosova” edhe në prill të këtij viti kishin protestuar para Komunës së Prishtinës me kërkesën e njëjtë. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit