LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Vendimi për të gjykuar Çavkov dhe deputetët është vendim politik

OBRM-PDUKM: Vendimi për të gjykuar Çavkov dhe deputetët është vendim politik

Gjyqësori edhe njëherë u tregua se është mjet i pushtetit. Vendimi i këshillit penal në kuadër Gjykatës Penale për pranimin e aktakuzës, nuk bazohet në argumentim ligjor, por në shtrëngimin politik, akuzojnë nga LSDM, pas vendimit të djeshëm të gjykatës për të pranuar akuzën e terrorizmit kundër ish-drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov dhe pesë deputetëve tjerë për sulm në Kuvendin më 27 prill të vitit të kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas partisë, akuzat e terrorizmit të deputetëve dhe artistëve janë me urdhër politik të Zaev për të sjellë frikë dhe të tërheq vëmendje nga ndryshimi i emrit. /Telegrafi/