LAJMI I FUNDIT:

Gjatë majit, Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 32.8 milionë euro

Gjatë majit, Kosova eksportoi mallra në vlerë prej 32.8 milionë euro

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin maj 2018.

Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 13.1% në muajin maj 2018, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2017, gjegjësisht në vlerë prej 277.8 milionë Eurosh, krahasuar me deficitin prej 245.7 milionë Eurosh në vitin 2017. Eksporti mbulon importin me 10.6%.


“Eksporti i mallrave në muajin maj 2018 kishte vlerën 32.8 milionë Euro, ndërsa importi 310.6 milionë Euro, që është një rënie prej (-2.0%) për eksport dhe një rritje prej 11.3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 26.9% të eksporteve e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 20.7% e përbëjnë produktet minerale; 11.3% e përbëjnë plastika, goma dhe artikuj prej tyre; 10.1% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 3.3% e përbëjnë produktet bimore; 3.0% e përbëjnë lëkura dhe artikuj prej saj; 2.7% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 2.3% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 2.1% e përbëjnë tekstili dhe artikuj prej tij, etj”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 15.8% të importit e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 14.3% e përbëjnë produktet minerale; 11.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.0% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 7.7% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.6% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 6.5% e përbëjnë produkte të industrisë kimike; 4.9% e përbëjnë produktet bimore etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 11.2 milionë Euro, ose rreth 34.4% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 51.6%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Austria (10.2%), Gjermania (4.5%), Sllovenia (3.9%), Britania e Madhe (3.8%), Holanda (3.4%), Bullgaria (3.0%).

Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 133.2 milionë Euro, ose 42.9% e importeve të përgjithshme, një rritje prej 13.1%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (12.7%), Italia (8.4%), Spanja (2.9%), Greqia (2.5%), Polonia (2.2%) etj.

Në muajin maj 2018, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 17.5 milionë Euro, ose 53.5% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 5.2%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (18.5%), Maqedonia (12.2%), Serbia (12.1%), Mali i zi (8.0%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin maj 2018, arritën në 85.5 milionë Euro, ose 27.5% të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 13.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (12.6%), Shqipëria (6.5%), Maqedonia (5.0%) dhe B&H (2.9%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 3.9 milionë Euro, ose 12.1%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport vlen të përmenden: Zvicra (7.8%) dhe Turqia (2.3%).

Ndërsa, importet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 91.8 milionë Euro, ose 29.6%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (10.4%) dhe Kina (8.9%). /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Bajrami komenton raportin e shpenzimeve të Qeverisë Kurti : 128 milionë euro më pak investime kapitale

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store ul çmimin e bukës në 20 cent - një hap drejt lehtësimit të shpenzimeve për familjet kosovare

Viva Fresh Store
Kalo në kategori