LAJMI I FUNDIT:

Italia ‘do të dëbojë’ drejt Shqipërisë të gjithë të burgosurit shqiptarë

Italia ‘do të dëbojë’ drejt Shqipërisë të gjithë të burgosurit shqiptarë

Italia do sjellë në Shqipëri të gjithë të burgosurit shqiptarë.

Matteo Salvini, zëvendëskryeministër, bashkëkryetar koalicioni dhe Ministër i Brendshëm i qeverisë së re italiane ka propozuar së fundmi rikthimin në Shqipëri të të burgosurve me kombësi shqiptare.


“Ne do të kërkojmë marrëveshje me Rumaninë, Shqipërinë dhe Tunizinë për të dëbuar të burgosurit e huaj. Këto shtete janë ndër vendet kryesore të origjinës së kriminelëve në burgjet tona”, deklaroi Salvini.

Numri i të burgosurve shqiptarë në burgjet italiane llogaritet në 2478, thuajse sa gjysma e të burgosurve të cilët vuajnë aktualisht dënimin e tyre në një prej burgjeve të Shqipërisë.

Sipas Scan, shqiptarët janë të tretët në Itali për nga numri i të huajve në burgje.

Arritja e një marrëveshje për kthimin e tyre në atdhe përkthehet në kosto mjaft të larta pasi kërkon një shtim të kapacitetit me të paktën 50%, në një kohë që as kapacitetet aktuale në vendin tonë nuk janë të mjaftueshme, sipas një sërë raportesh të ndryshme.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori