LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Pozita dhe opozita duhet të dakordohen për procesin e dialogut

Krasniqi: Pozita dhe opozita duhet të dakordohen për procesin e dialogut
Memli Krasniqi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Shefi i Grupit parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi pas përfundimit të tryezës së partive politike të organizuar nga Partia Socialdemokrate tha se sot kanë pasur një takim shumë konkret, ku është diskutuar për një temë që është shumë aktuale dhe e rëndësishme, atë të dialogut me Serbinë.

Ai tha se për PDK-në, dialogu me Serbinë nuk është çështje që i takon një partie apo koalicioni.


“…Është çështje e fatit të disa gjeneratave, po flasim për të arritur një paqe mes dy shteteve të pavarura për të përfunduar një konflikt të ngrirë mes dy vendeve…”, tha Krasniqi.

Ai tha se konsensusi për dialogun me Serbinë është shumë i dëshirueshëm dhe se gjithëpërfshirja në këtë proces është e nevojshme.

“Duhet të dakordohemi sa më shumë që mundemi ndërmjet pozitës dhe opozitës për procesin e dialogut”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori