LAJMI I FUNDIT:

Organizatat qytetare do të kenë qasje në procedurat e tenderëve

Organizatat qytetare do të kenë qasje në procedurat e tenderëve

Organizatave Qytetare do t’ju mundësohet qasjet ne furnizimet publike në Ministrinë për Shëndetësi, ELEM, Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe Punë të Përbashkëta në Qeveri.

Qasje në dokumentimin e tenderëve dhe procesin e furnizimeve publike nga ana e Organizatave Qytetare, njoftojnë Ministra e Shëndetësisë, ELEM dhe Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe Punë të Përbashkëta. Ministri i Shëndetsisë, Venko Filipçe tha se Ministra e Shëndetësisë lejon që Organizatat Qytetare të kenë qasje në procedurat e tenderit, të marrin pjesë në Komisionet të cilët vendosin për furnizimet publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Me transparencë të plotë do të intervenohet në luftën kundër korrupsionit. Me këtë do të ulet rreziku i konfliktit të interesave. Analizat janë bërë në procedurat e tenderit, por gjithashtu edhe përpjekjet për kursime në sistem të furnizimit të centralizuar. Qëllimi është që të zvogëlimi i furnizimeve publike dhe të gjitha Organizatat Qytetare do të kenë qasje se ku shpenzohen mjetet”, tha Filipçe në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Edhe drejtori i ELEM, Dragan Minovski tha se vendimi për qasjen e Organizatave Qytetare ka të bëj me transparencën dhe të dihet se si shpenzohet dhe ku shkojnë paratë publike. Pavarësisht nga kontrollimi i brendshëm, do të ketë edhe kontrollim të jashtëm nga Organizatat Qytetare.

Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe Punë të Përbashkëta është e hapur për të punuar me procedura të rrepta, tha drejtori Pece Mirçevski.

“Eliminuam mundësinë e rregullimit të tenderit dhe i ftojmë qytetarët që përmes këtyre organizatave të jenë pjesën në procedurat e furnizimeve publike. Nuk do të ketë vend për keqpërdorime të parave të qytetarëve”, deklaro Mirçevski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës

Politikë
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht

Politikë
Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Italia thotë se dëshiron të shohë Ballkanin Perëndimor në BE para vitit 2030, por Kosova dhe Serbia kanë disa obligime shtesë

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori