LAJMI I FUNDIT:

Bie numri i nxënësve të regjistruar për vitin e parë në Dibër

Bie numri i nxënësve të regjistruar për vitin e parë në Dibër

Në afatin e parë të qershorit në tre shkollat e mesme në komunat Dibër, Qndra e Zhupës dhe Mvrovë dhe Rostushë në vitin e parë janë regjistruar vetëm 72 nxënës nga 544 vende të lira, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në shkollën e mesme më të madhe në këtë rajon, gjimnazi “Zdravko Çoçokovski” në Dibër, për regjistrim janë paraqitur 72 nxënës, ndërsa janë ri-paraqitur 36 nxënës.

Ismet Abduli drejtori i gjimnazit “Mavrovë-Rostushë” në Rostushë, konfirmoi se në afatin e parë të qershorit janë paraqitur 32 nxënës nga 40 semi-maturantët.


Për edukimin në gjimnazet për regjistrim janë dashur minimum 60 poena, ndërsa për drejtimin ndërtimor 45 poena. /Telegrafi/