LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët e FFK-së thonë se gjithçka ka qenë transparente, Salihu: Logoja ka qenë e zgjedhur nga Fadil Vokrri

Zyrtarët e FFK-së thonë se gjithçka ka qenë transparente, Salihu: Logoja ka qenë e zgjedhur nga Fadil Vokrri
Foto: KosovaPress

Një numër simbolik i dizajnuesve dhe qytetarëve kanë protestuar sot para selisë së Federatës së Futbollit të Kosovës, në shenjë pakënaqësie për logon e kësaj federate, e cila është zgjedhur ditë më parë.

Jo më shumë se dhjetë persona me këtë rast shprehën pakënaqësinë për dizajnimin e logos, duke pretenduar se kjo logo nuk e ka merituar të zgjidhet.


Ata po ashtu kanë vendosur parullën “O dhëndër na bone horë”, duke ia kushtuar këtë dizajnerit të logos, i cili thuhet se është dhëndri i Diturie Hoxhës.

Nënkryetari i FFK-së Agim Ademi dhe sekretari i saj, Eroll Salihu u kanë shpjeguar protestuesve se si ka ardhur deri te kjo zgjidhje e logos.

“Nuk është që Federata e futbollit ka bërë diçka vet, nëse kishim dashur ta bëjmë vetë personalisht diçka ne e kishim bërë vetë, si Federatë e futbollit qysh ka ndodhë deri më tani, që është ndërruar ajo kuq e zi dhe është ardhur kjo me simbole shtetërore që është bërë një ndryshim i vogël dhe realisht kemi mundur të bëjmë në formë të tillë. Por, kemi dashur të bëjmë pak më në formë profesionale dhe e kemi bërë në këtë formë ku kanë konkurruar 160 vetë”, tha Ademi.

Ndërsa sekretari i Federatës së Kosovës në Futboll, pohoi që kjo ka qenë një zgjedhje e ish-kryetarit tashmë të ndjerë të FFK-së Fadil Vokrri, pasi atij i janë ofruar tri zgjedhjet përfundimtare.

Salihu: Logoja ka qenë e zgjedhur nga Fadil Vokrri

“Ka qenë e kërkese e UEFA-s, FIFA-s dhe e shërbimeve të marketingut të UEFA-s të modernizohet logoja. Ajo logoja e kaltër e kemi bërë së bashku në komitet ekzekutiv si autor jozyrtar jam unë. Ka qenë kuq e zi është dashur t’i hiqen simbolet folklorike e tjera,në mënyrë që të identifikohemi me federatë të re. Tash qëllimi i Komiteti Ekzekutiv edhe kryetarit të ndjerë Fadil Vokrri ka qenë t’i involvojmë të gjitha palët e interesuara pasi kemi mundur të bëjmë vetë”, tha Salihu.

Pas kësaj, protestuesit mbajtën një takim brenda zyrave të FFK-së me drejtues të kësaj të fundit, në të cilin mediat nuk u lejuan të marrin pjesë.

Pas takimit që zgjati rreth 20 minuta, Arben Lezi nga “Prishtina Designer”  tregoi se çfarë iu tha nga drejtuesit e federatës duke u pajtuar që kjo logo do të jetë së paku për dy vjet, pasi tanimë Federata e ka dorëzuar atë në UEFA.

“Këtë përfundim vetëm e kemi pritur. Na treguan nga Federata se logo është aprovuar nga i ndjeri Vokrri. Nuk kemi mundësi para dy viteve edhe nëse dëshirojmë me ndryshuar, mirëpo zgjedhja ka qenë personalisht e tij, nga tri propozimet të cilat i janë treguar. Forma se si i kanë shkuar propozimet, çfarë ka ndodhur paraprakisht, jetë e dyshimtë. Ne sugjeruam të bëhen edhe hetime për rastin e drejtoreshës së marketingut dhe lidhjen ose angazhimin e saj  që ka bërë në këtë proces”, tha ai.

Me këtë logo kanë qenë të pakënaqur edhe një numër i madh i qytetarëve, të cilët kanë shprehur pakënaqësinë në rrjetet sociale, madje është krijuar edhe një peticion kundër kësaj logoje. /KosovaPress/

Në trend Sport

Më shumë
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Ish-legjenda e Man Cityt që dikur kishte milionat, tani ka falimentuar dhe ka vetëm 2 euro në bankë

Premier League
Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Me ardhjen e Arne Slot, Liverpooli futet në garë për objektivin kryesor të Juventusit

Premier League
Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Ferizaj dhe Suhareka sigurojnë inkuadrimin në Superligën e Kosovës

Superliga
Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bayer Leverkuseni mund ta barazojë këtë fundjavë një rekord historik që nuk është thyer që 59 vite

Bundesliga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori