LAJMI I FUNDIT:

Pancerët në ankth – skenaret që mund ta çojnë Gjermaninë në shtëpi qysh të shtunën!

Pancerët në ankth – skenaret që mund ta çojnë Gjermaninë në shtëpi qysh të shtunën!
Muller dhe Neuer, Foto: Getty Images

Pas fitores së Suedisë ndaj Koresë së Jugut, gjendja në kampin e Gjermanisë është alarmante.

Në rast të një tjetër disfate të gjermanëve ndaj Suedisë të shtunën në ora 20:00 në Sochi, kampioni aktual i botës do të ishte i eliminuar qysh në fazën grupore në rast të katër skenareve të ndryshme.


Skenari 1:

Nëse Meksika mposht Korenë e Jugut dhe Suedia mposht Gjermaninë. Meksika dhe Suedia do të kishin nga gjashtë pikë dhe dyjat do të ishin në 1/8-ën e finales.

Foto: Getty Images

Skenari 2:

Meksika luan me rezultat të barabartë. Më pas Suedia me një fitore do të kishte gjashtë pikë dhe do të ishte sigurt në 1/8-ën e fniales. Meksika në atë rast do të kishte katër pikë dhe do të mund të arrihej nga Korea e Jugut, por jo nga gjermanët që do të ishin pa pikë dhe të eliminuar.

Skenari 3:

Gjermania barazon me Suedinë dhe pavarësisht nga rezultati i ndeshejs Meksikë – Kore e Jugut do të mund të arrinte fazën tjetër. Por, nëse Meksika fiton ndaj Koresë së Jugut, atëherë Gjermania edhe në rast të fitores në ndeshjen e fundit ndaj Koresë së Jugut do të kishte nevojë për ndihmën e latino-amerikënve në sfidën e tyre të fundit ndaj Suedisë. Në rast të barazimit në këtë situatë të Meksikës dhe Suedisë, ose fitoreje të Suedisë, Gjermania do të ishte e eliminuar.

Meksika e ka një ëndërr, Foto: Getty Images

Skenari 4:

Nëse Gjermania fiton ndaj Suedisë, kualifikimi në fazën tjetër do të jetë në dorë të vet Gjermanisë në ndeshjen e fundit ndaj Koresë së Jugut.

A mendoni se Gjermania do të kualifikohet në fazën tjetër, apo do të ndodh befasia e madhe e eliminimit qysh në fazën e grupeve?

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Karim Benzema kthehet në Real Madrid

Karim Benzema kthehet në Real Madrid

La Liga
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Shtatë lojtarët që mund të largohen nga Man City këtë verë

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

Barcelona kërkon pesë përforcime këtë verë në katër pozicione të ndryshme

La Liga
Kalo në kategori