LAJMI I FUNDIT:

VV: Presidenca t’i korrigjojë veprimet e fundit antiligjore

VV: Presidenca t’i korrigjojë veprimet e fundit antiligjore

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje me mos konfirmimin e nominimeve nga ana e presidentit Hashim Thaçi të dy anëtarëve të KQZ-së të nominuar nga kjo parti.

Anëtari i deritanishëm i VV-së në KQZ, Adnan Rrustemi, i cili ishte i nominuar sërish nga partia e tij, nuk ishte thirrur nga presidenca, për t’u konfirmuar nominimi i tij si anëtar i KQZ-së.


Rrustemi në një konferencë për media pohoi se thirrja e vetëm një anëtari të nominuar nga presidenti Thaçi është antikushtetuese, ndërsa këtë veprim të presidentit ai e quajti të paprecedentë dhe tërësisht politik.

Ai ka kërkuar që Zyra e Presidencës t’i korrigjojë veprimet e fundit antiligjore, duke ftuar të gjithë të nominuarit e opozitës, dy anëtarë nga VV dhe dy nga LDK, për të konfirmuar nominimin e tyre për anëtarë të KQZ-së.

“Çfarë ka bërë presidenti Thaçi gjatë këtij viti, e sidomos vendimi i tij i fundit për të ftuar vetëm nga një anëtar për të marrë detyrën nga dy subjektet opozitare, përveç se është i paprecedentë, antikushtetues, është veprim tërësisht politik e që i bie hapur në kundërshtim me praktikat dhe standardet ndërkombëtare për ruajtjen e integritetit të KQZ-së dhe përmes tij dhe integritetit të zgjedhjeve të ardhshme. Qartazi shihet se ky proces, po përdoret qëllimshëm nga presidenti Thaçi dhe pashmangshëm ndërlidhet dhe me faktin, por jo vetëm se në bazë të rezultatit të zgjedhjeve të 11 qershorit PDK-së, kryetar i së cilës ishte Hashim Thaçi, nuk do t’i takojnë dy anëtar siç ishin deri më tani por vetëm një.

Respektivisht dy anëtar si PAN. Ndërsa lëvizja VV duhet t’i ketë dy anëtar, sikurse LDK duhet t’i ketë dy anëtar po ashtu. VV kërkon dhe njëherë që sa më parë zyra e presidentit të korrigjojë veprimet dhe kërkesën e fundit për të ftuar vetëm nga një anëtar për dy subjektet opozitare respektivisht VV dhe LDK , duke ftuar për të dy grupet parlamentare nga dy anëtarë siç parashihet me kushtetutë dhe ligj dhe siç garantojnë rezultatet e zgjedhjeve”, tha ai.

Nazlie Balaj, e cila ishte nominuar për anëtare të KQZ-së, e të cilën e kishte thirrur Zyra e presidentit, nuk i është përgjigjur kësaj thirrje. Ajo thotë se kjo thirrje nuk ishte zyrtare e as ligjore, sepse nuk ka pranuar asnjë dokument zyrtar.

“Të enjten e kaluar, gjegjësisht me datë 14 qershor 2018, kam pranuar një telefonatë nga zyra e presidentit, që ka të bëjë me pjesëmarrjen time si anëtare e KQZ-së. Kjo thirrje nuk është as zyrtare , as ligjore. Sepse nuk kam pranuar asnjë dokument zyrtar. E aq më tepër kur i nominuari i dytë nga VV Adnan Rrustemi, nuk është kontaktuar fare nga zyra e presidentit. Kjo ka ndodhur pa asnjë shpjegim zyrtar dhe është e papranueshme kësi lloj. Ky veprim sa është antiligjor, po aq është dhe antikushtetues. Sidomos kur kemi të bëjmë me një institucion kaq të rëndësishëm siç është KQZ”, tha ajo.

Albulena Haxhiu tha se do t’i bashkërendojnë aktivitetet dhe me LDK-në, për ta kundërshtuar presidentin për shkeljet e bëra.

“Duke marrë parasysh që shkelja e Hashim Thaçit është jashtëzakonisht e rëndë dhe flagrante, ne jemi në bashkëpunim dhe bashkëbisedim dhe me LDK-në për t’i bashkërenduar veprimet tona. Sigurisht që duke pasur parasysh që kjo shkelje është jashtëzakonisht e rëndë, ne do t’u mbajmë të informuar për veprimet tona dhe nesër dhe pasnesër, për shkak se do të ketë kundërshtim nga VV. Mendoj që edhe LDK do t’i bashkohet këtij kundërshtimi, në mënyrë që presidenti Hashim Thaçi ta respektojë Kushtetutën dhe ligjin për zgjedhjet e përgjithshme”, tha ajo.

Ndryshe, partitë opozitare VV dhe LDK, disa herë kanë reaguar për zvarritjen e procesit të emërimit të anëtarëve të KQZ-së nga ana e presidentit, duke e quajtur këtë veprim antikushtetues dhe antiligjor.

Adnan Rrustemi dhe Nazlie Balaj, janë dy të nominuarit nga lëvizja VV, por Zyra e Presidencës ka ftuar vetëm Balajn, për t’ia konfirmuar nominimin dhe jo të nominuarin tjetër Adnan Rrustemi. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori