LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Themelore në Prishtinë emëron koordinator për rastet e gazetarëve

Gjykata Themelore në Prishtinë emëron koordinator për rastet e gazetarëve

Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyçi, ka emëruar gjyqtarin, Arben Hoti, si koordinator të kësaj gjykate për rastet e medieve dhe gazetarëve.

Emërimi i gjyqtarit Arben Hoti, si koordinator për rastet e medieve dhe gazetarëve vjen pas një takimi të zhvilluar ditë më parë ndërmjet përfaqësueseve të AGK-së, me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizin dhe kryetaren e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Afërdita Bytyçi, me ç’rast ju është dorëzuar kërkesa zyrtare për emërimin e një koordinatori në Gjykatën Themelore të Prishtinës, duke e parë kështu ngarkesën e madhe të cilën e ka kjo gjykatë me lëndët e medieve dhe gazetarëve.


“Ju njoftoj se për rastet e medieve dhe gazetareve që trajtohen në Gjykatën Themelore të Prishtinës, kemi emëruar koordinator, gjyqtarin-nënkryetarin e Gjykatës, z. Arben Hoti. Andaj, për çdo rast (lëndë) që trajtohet në GJTH të Prishtinës dhe degëve të saj, mund ta kontaktoni gjyqtarin Hoti”, bënë të ditur kryetarja Bytyçi.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka mirëpritur emërimin e koordinatorit Hoti në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

“Besojmë se tani e tutje këto lëndë do të trajtohen me prioritet dhe seriozitet nga ana e gjykatës, gjë që pashmangshëm do të ndikoj në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të gazetarëve në Kosovës si dhe rritjen  e profesionalizmit te mediet. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës inkurajon të gjitha mediet dhe gazetarët të cilët gjenden në çfarëdo kontesti gjyqësor, qoftë civil apo penal, e që janë në pritje të procedimit të rasteve, të na kontaktojnë duke na e dërguar numrin e lëndës, sepse do të krijohet një databazë me rastet e medieve dhe gazetarëve, e cila, do t’i dorëzohet koordinatorit të sapo emëruar, në mënyrë që këto lëndë të marrin një epilog sa më të shpejtë gjyqësorë”, thuhet në njoftimin e AGK-së.

Ndryshe, përveç koordinatorit të sapoemëruar nga Gjykata Themelore e Prishtinës, edhe Prokuroria e Shtetit ka emëruar një Koordinator Nacional për rastet e gazetarëve si dhe në secilën Prokurori Themelore është caktuar nga një koordinator i posaçëm cili do të merret ekskluzivisht me lëndët e gazetareve.

AGK vlerëson përkushtimin e institucioneve të drejtësisë dhe sigurisë që më në fund rastet e gazetarëve të trajtohen me prioritetin dhe seriozitetin maksimal, duke ndikuar kështu që të krijohet një ambienti i përshtatshëm dhe i sigurt në të bërit gazetari në vend. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori