LAJMI I FUNDIT:

FFK sqaron gjithçka rreth logos, Salihu: Nuk mund ta ndryshojmë dy vite, logoja është unike

FFK sqaron gjithçka rreth logos, Salihu: Nuk mund ta ndryshojmë dy vite, logoja është unike

Federata e Futbollit të Kosovës ditë më parë ka prezantuar fanellat e reja dhe logon e re të saj.

Pas një konkursi të hapur ku kanë mundur të konkurrojnë të gjithë të interesuarit, në fund është zgjedhur nga komisioni si logo fituese ajo e Sali Musliut nga Gjilani i cili jeton dhe vepron në Frankfurt të Gjermanisë.

Logo e Sali Musliut është zgjedhur nga komisioni në krye me e Florent Mehmetin drejtor i Teatrit Oda, ndërkohë, anëtarë ishin Burim Myftiu, specialist i fotografisë komerciale, Jonader Bejo, drejtor i DigitAlbit në Kosovë dhe Erodita Klaiqi Kasumi, master e dizajnit grafik.


Kjo logo nuk është pritur mirë në opinionin sportiv në Kosovë, por kështu nuk mendon sekretari i FFK-së, Eroll Salihu.

Zbulohen fanellat e reja të Kosovës për Ligën e Kombeve dhe logo e re e FFK-së
Lexo po ashtu Zbulohen fanellat e reja të Kosovës për Ligën e Kombeve dhe logo e re e FFK-së

Në një prononcim për Telegrafin, Salihu thotë se logo është unike dhe atë e kanë zgjedhur komisioni profesional.

“Në logon e parë nuk kemi shpenzuar pasi e kemi pasur kuq e zi dhe ia kemi ndryshuar ngjyrat për mos të bërë në atë kohë edhe shpenzime pasi kushtet kanë qenë të vështira”.

“Tani kemi hapur konkursin ku kanë mundur të konkurrojnë të gjithë të interesuarit dhe kemi angazhuar një komision profesional për ta zgjedhur logon fituese”.

“Fillimisht komisioni ka zvogëluar numrin në pesë, ndërsa pastaj dy kanë rënë pasi ishin të kopjuara”.

“Komisioni i ka prezantuar tri logot finale para Komitetit Ekzekutiv dhe së bashku kanë zgjedhur logon që tani është”, u shpreh Salihu për Telegrafin.

Logo e re e FFK-së

Ish-futbollisti i famshëm kosovar tani në rolin e sekretarit të FFK-së, thotë se logo është unike dhe ka domethënie të madhe.

“Edhe kjo logo ka domethënie, pasi tek katrori i mesëm simbolizohet harta e Kosovës, ndërsa katrorët anash kanë domethënie për të kaluarën tonë si kemi luajtur nëpër fusha dhe livadhe deri tek yjet e sotëm që kemi”

“Kjo simbolikë i ka pëlqyer shumë si Komitetit Ekzekutiv ashtu edhe kryetarit të ndjerë Vokrri”, ka thënë Salihu për Telegrafin.

Reagimet kanë qenë të shumta për logon, por ajo më nuk mund të ndryshohet pasi është dërguar në shtëpinë më të madhe të futbollit evropiane UEFA.

“UEFA fillimisht e ka caktuar një afat ku mund ta dërgojmë logon dhe fanellat për edicionin e ardhshëm dhe ne nuk kemi qenë gati ndërsa ata na kanë shtyrë afatin”.

Edon Zhegrova dhe Herolind Shala gjatë prezantimit të fanellave të reja të Përfaqësueses së Kosovës

“Tani si logo ashtu edhe fanellat janë dërguar në UEFA për Ligën e Kombeve, ndërsa kjo logo nuk mund të ndryshohet së paku për dy vite”, tha Salihu.

Tutje sekretari i FFK-së, tha se pas dy viteve nëse vazhdohet të ketë reagime atëherë do të hapet një konkurs tjetër dhe mund të ndryshohet logo.

“Nëse ka reagime nga populli dhe tifozët pas dy viteve mund të ulemi dhe të bisedojmë për ndryshimin e logos”, u shpreh Salihu.

Pakënaqësi të mëdha për logon e re të FFK-së, hapet edhe një peticion
Lexo po ashtu Pakënaqësi të mëdha për logon e re të FFK-së, hapet edhe një peticion

Krejt në fund ai tregoi se logo i ka pëlqyer shumë edhe presidentit të ndjerë Fadil Vokrrit.

“Logo na është prezantuar sa ka qenë presidenti Vokrri gjallë dhe edhe atij i ka pëlqyer shumë. Është logo unike”, përfundoi Salihu.

Në këtë konkurs të hapur nga FFK kanë konkurruar mbi 160 persona, ndërsa shpërblimi për logon fituese ka qenë 1500 euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit

Premier League
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë

Hendboll
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’

Kosovë
Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

Nuk po gjen hapësira në formacion, ylli i Real Madridit mund të kalojë në janar tek rivalët

La Liga

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Amorim ka gjetur tashmë zëvendësuesin e Casemiros te Man Utd dhe e dëshiron atë në janar

Premier League
Kalo në kategori