LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon të ketë listë të pritjes për operacione në zemër

Vazhdon të ketë listë të pritjes për operacione në zemër

Aktualisht janë 100 pacientë në listë të pritjes të cilët duan t’i nënshtrohen intervenimit në zemër. Bëhet fjalë për Klinikën Kardiokirurgjike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, e cila pas shumë problemeve gjatë vitit të kaluar, arriti të funksionalizohet dhe vazhdojë punën me pacientë.

Prej atëherë janë kryer rreth 100 operacione dhe janë bërë mbi 500 stentime e 1 mijë koronografi.

Por, gjatë po këtij viti, tetë pacientë me probleme në zemër nuk kanë arritur të presin trajtimin mjekësor, pasi kanë vdekur para se t’u vije radha për operim.


Bëhet fjalë për pacientë që ishin në listën e pritjes që nga viti 2016.

Megjithatë, ditën e mërkurë është funksionalizuar edhe një sallë operative dhe një dhomë e mjekimit intensiv, duke iu shtuar këtij reparti, që funksiononte me vetëm një sallë operative.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se hapja e sallës së dytë operative do të mundësojë edhe zvogëlimin e listës së pritjeve të pacientëve. Ai gjithashtu premtoi se edhe furnizimi me barna të listës esenciale do të jetë stabil.

“Jemi duke arritur që të krijojmë shërbime më të shpejta dhe më cilësore për pacientët tanë, andaj sot e uroj të gjithë stafin këtu për punën të cilën e kanë bërë, qe ne të realizojmë këtë pas viteve e dekadave që nuk kanë pasur një mundësi të tillë dhe sot e kemi këtë mundësi që të ofrojmë, shtojmë këtë shërbim për pacientët”, tha Ismaili.

Tefik Bekteshi, kardiolog, tha se janë në radhë të operohen rreth 100 pacientë, por ai tutje shtoi se me hapjen e kësaj salle të dytë, numri i pacientëve që gjithmonë ka qenë i madh, për shkak të natyrës së sëmundjes, do të evitohet.

“Deri tani, prej kur është funksionalizuar Kardiokirurgjia vitin e kaluar, 100 operacione janë kryer me një sallë. Me hapjen e sallës së dytë do të bëhet shumë më tepër. Kushtet e punës në këtë klinikë janë të shkëlqyera dhe jemi në shërbim të pacientëve”, tha Bekteshi.

Edhe vetë drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu bëri të ditur se në këtë klinikë po bëhet punë e mirë, pasi që numri i personave që kanë nevojë për trajtim në zemër, e që më herët këtë shërbim e kanë kërkuar jashtë vendit, tash ky numër është zvogëluar dhe trajtimi po kryhet brenda Kosovës, përkatësisht në Klinikë e Kardiokirurgjisë në QKUK.

“Të gjithë pacientët do të trajtohen në institucion publik. E mira është që kjo klinikë ka filluar punën 24 orë që nga shkurti i këtij viti, dhe menjëherë është vërejtur që pacientët në këtë periudhë nuk kanë dalë jashtë Kosovës për trajtim, dhe funksionalizimi i punës së sallës së dytë të Kardiokirurgjisë e me kapacitete të shtuara të intensivës, e rritë vëllimin e punës’’, tha Sejdiu.

Sidoqoftë, në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se operacionet në zemër që janë kryer prej funksionalizimit të kësaj klinike, buxhetit të shtetit ia kanë kursyer mbi 3 milionë euro./rel/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Ndërron jetë nipi i Adem Grabovcit

Kronika e Zezë
Përplasjet për doracakët

Përplasjet për doracakët "Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues", tri komunat që udhëhiqen nga opozita ndalojnë përdorimin e tyre

Lajme
Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Doracakët për edukimin seksual - LVV, Abdixhikut: E keni goditur veten - kështu ndodhë kur preokupim nuk i keni fëmijët, por goditjen ndaj Qeverisë

Lajme
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

KOMF: Nuk duhet të lejojmë asnjë lëvizje që synon largimin e edukatës seksuale nga shkollat tona

Arsim
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori