LAJMI I FUNDIT:

May: Shpresoj të respektohet vullneti i popullit për BREXIT-in

May: Shpresoj të respektohet vullneti i popullit për BREXIT-in

Kryeministrja britanike, Theresa May i ka bërë thirrje Parlamentit të mos bllokonte procedurat e shkëputjes nga Bashkimi Evropian.

Ky apel vjen në një kohë kur në Parlament pritet të kalojë për miratim legjislacioni që do t’i japë fund njëherë e mirë, anëtarësisë së Britanisë së madhe në Bashkimin Evropian.


“Ne duhet ta njohim rolin e parlamentit, por të sigurohemi që duart e qeverisë nuk mund të lidhen në negociata dhe se parlamenti nuk do të përmbysë vullnetin e popullit,” tha May për BBC-në, përcjell Telegrafi.

Disa ditë më parë, në përgjimin e një darke private të ministrit të Jashtëm britanik, Boris johnson, ky i fundit pranonte se “BREXIT është i pakthyeshëm, por ekziston rreziku që të mos jetë ai që dëshiron Britania. Duhet të përballemi me faktin se gjërat mund të ngatërrohen keq. Por, dua që askush të mos trembet. Në fund, gjithçka do të shkojë mirë”.

Gjithashtu, Johnson paralajmëroi se shumë shpejt do të nisë një fazë ku Theresa May do të tregohet shumë më agresive ndaj Brukselit, por para se ta bëjë këtë, duhet të eliminojë rrezikun që mund t’i vijë nga Parlamenti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori