LAJMI I FUNDIT:

Danimarka merr një fitore të madhe ndaj Perusë

Danimarka merr një fitore të madhe ndaj Perusë
Danimarka (Getty Images)

Kombëtarja e Danimarkës ka fituar minimalisht 1-0 në ndeshjen e Grupit C ndaj Perusë.

Danimarka ka arritur ta nis me fitore Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, pasi mes vështirësive ka marr në fitore ndaj Perusë.


Pjesa e parë e takimit ishte pak a shumë e barabartë, por me Perunë që pati rastet më të mira për gol.

Andre Carrillo (13′) dhe Jefferson Farfan (29′) tentuan ta gjejnë rrugën e rrjetës, por pa arritur t’i ndryshojnë shifrat.

Cueva dështoi të shënoj nga pika e bardhë (Getty Images)

Rasti më i mirë në këtë pjesë lojë ishte ai i minutës së fundit, por Christian Cueva humbi një penallti duke goditur lart mbi portë.

Në pjesën e dytë, përsëri Peruja ishte për një nuancë më e mirë, por skandinavët arritën t’i befasojnë duke gjetur golin të parë.

Festa e Poulsenit pas golit të shënuar (Getty Images)

Ishte sulmuesi Yussuf Poulsen (59′) që shënoi për 1-0 pas asistimit të Christian Eriksen dhe me këtë gol ia siguroi fitoren kombëtares së tij ndaj Perusë.

Pas kësaj fitore, Danimarka e sheh veten në pozitën e dytë me pikë të barbarta me liderin Francën, ndërsa Peruja dhe Australia mbeten pa pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori