LAJMI I FUNDIT:

Agjenti: Martial ka vendosur të largohet nga Manchester Unitedi

Agjenti: Martial ka vendosur të largohet nga Manchester Unitedi
(Foto: Getty Images)

Anthony Martial dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi, këtë e ka konfirmuar agjenti i tij, ndërkohë që Juventusi po përgatit një ofertë tjetër për anësorin.

Francezi u transferua në Old Trafford në vitin 2015 nga Monaco për 60 milionë euro, mirëpo nuk ka arritur të zë vend në formacionin bazë të Djajve të Kuq.


(Foto: Getty Images)

“Pasi kemi reflektuar me kujdes në të gjitha mundësitë dhe parametrat, Anthony ka vendosur se dëshiron të largohet nga Manchester Unitedi”.

Të gjitha lajmet për Anthony Martial
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Anthony Martial

“Janë shumë arsye, tash për tash është herët që t’i themi. Anthony do t’i shpjegojë në detaje më vonë”.

“Manchester Unitedi ka dashur t’i ofrojë Anthonyt vazhdimin e kontratën dhe nuk dëshiron ta lejojë largimin e tij, mirëpo nuk kemi arritur marrëveshje pas bisedimeve disamujore”.

(Foto: Getty Images)

“Nëse Manchester Unitedi, klubi më i fuqishëm në botë, nuk mund të arrijë marrëveshje pas tetë muajsh bisedime, do të thotë se nuk e konsiderojnë si lojtar të rëndësishëm”.

“Është një vendim që e kemi menduar mirë. Njëkohësisht, është e qartë se ai ka kontratë, prandaj Manchester Unitedi e ka fjalën e fundit dhe ne do ta respektojmë vendimin e klubit”, ka deklaruar agjenti Philippe Lamboley për RMC Sport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Jamie Vardy refuzoi të ngriste trofeun e Championship pasi dy lojtarë të Leicester nuk ishin afër tij

Ligat tjera
Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Granit Xhaka me 'predhën' e radhës në Bundesliga – super goli i tretë sezonal me fanellën e Bayer Leverkusen

Bundesliga
Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Lista me trajnerët që kanë fituar më së shumti trofe – Ancelotti vetëm i pesti

Ndërkombëtare
Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ish-lojtari i Arsenalit dhe Lyonit u dërgua me urgjencë në spital, u dyshuar për gjakderdhje në tru

Ligat tjera
Kalo në kategori