LAJMI I FUNDIT:

Gazetari pyet Trumpin: Si mund t’i besosh një diktatori, presidenti amerikan mundohet t’ia shpjegojë (Video)

Gazetari pyet Trumpin: Si mund t’i besosh një diktatori, presidenti amerikan mundohet t’ia shpjegojë (Video)

Disa orë pas samiti historik mes liderit koreanoverior Kim Jong-un, presidenti amerikan ka dhënë një intervistë për televizionin amerikan ABC.

Gazetari George Stephanopoulos, ka filluar intervistën ashpër duke ia rikujtuar se disa muaj më parë kishte sulmuar dhe kritikuar Kim Jong-un, transmeton Telegrafi.


Stephanopoluos ia rikujtoi presidentit se kishte thënë se Kim është një diktator që udhëheq shtetin policor ku qytetarët vdesin nga uria, dhe që kishte urdhëruar likuidimin e anëtarëve të familjes së tij. Ai madje e pyeti se si është e munduar që tani pikërisht të njëjtit person t’i besojë.

Trump i drejtohet botës pas takimit me Kim Jong-Un: Çdokush mund të bëjë luftë, por vetëm të guximshmit e sjellin paqen (Video)
Lexo po ashtu Trump i drejtohet botës pas takimit me Kim Jong-Un: Çdokush mund të bëjë luftë, por vetëm të guximshmit e sjellin paqen (Video)

“Po i besoj. Ndoshta për një vit do të bisedojmë dhe në fund do të them se kam gabuar. Është e mundur. Bashkëpunojmë në nivel të lartë, dhe shumë gjëra mund të ndryshojnë dhe shumë gjëra tjera janë të mundura”, ka deklaruar Trump.

“George, situata është e tillë, dhe mund të flasë vetëm nga përvoja personale. Jam njoftuar me Kim Jong-un, kemi biseduar, kurse takimi ka filluar herët dhe me shumë tema të nxehta”, ka shtuar presidenti amerikan.

I pari i Shtëpisë së Bardhë ka shtuar se beson që Kim Jong-un dëshiron ta ndihmojë Korenë e Veriut, dhe ta përfundojë procesin e denuklearizimin.

Pamjet që bindën Kimin ta nënshkruaj marrëveshjen, Trumpi ia tregoi në iPad "filmin e shkurtër" gjatë takimit (Video)
Lexo po ashtu Pamjet që bindën Kimin ta nënshkruaj marrëveshjen, Trumpi ia tregoi në iPad "filmin e shkurtër" gjatë takimit (Video)

“Mendoj se është i vendosur ta përfundojë procesin e denuklearizimit. Pa  të nuk kemi për çfarë të bisedojmë. Këtë e ka ditur që nga fillimi, dhe për këtë arsye ka shumë rëndësi denuklearizimi i Koresë së Veriut”, ka shtuar Trump.

Gjithashtu ka folur edhe për marrëveshjen e nënshkruar në Singapor së bashku me Kimin, duke pranuar se beson që lideri koreanoverior dëshiron të bëjë diçka të drejtë.

Ndërkaq i pyetur nëse gjatë bisedimeve kanë diskutuar për tërheqjen e trupave amerikane nga Koreja e Jugut, Trump është përgjigjur: “Nuk kemi biseduar për këtë, jo. Thjesht nuk do të kryejmë ushtrime. Konsideroj se ato janë provokuese dhe shumë të shtrenjta”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Tingujt e çuditshëm në mes të natës shqetësoi një grua dhe qentë e saj - një befasi rrëqethëse i priste në pragun e derës

Amerika
Kalo në kategori